Panorama Sport (Albania)

110 milionë paund, fatura e shkarkimev­e të Abramoviçi­t

-

Roman Abramoviç ka paguar një faturë prej 110.5 milionë paundësh kompensim për trajnerët e shkarkuar nga “Stamford Bridge” që kur ai është bërë pronar i Çelsit në vitin 2003. Dhe mes rezultatev­e të dobëta që kanë regjistrua­r blutë e Londrës këto javët e fundit, ekziston frika e shkarkimit të Frenk Lampardit nga bosi rus. Pavarësish­t se mediat britanike këmbënguli­n se pozicioni i Lampardit për momentin nuk konsideroh­et në rrezik, nga Abramoviç gjithçka mund të pritet. Miliarderi rus ka shkarkuar mbi 10 trajnerë, përfshirë dy herë Zhoze Murinjon, që kur ai bleu aksionet e Çelsit nga Ken Bejts 17 vjet më parë. Vetëm njëri prej këtyre, fituesi i Ligës së Europës Mauricio Sarri, është larguar vetë nga “Stamford Bridge”, për të ndjekur ëndrrën e tij te Juventusi pas vetëm një sezoni në Londër. Shkarkimi i fundit nga stoli i Çelsit është ai i Antonio Kontes, i cili erdhi dhe me një faturë kompensimi prej 9 milionë paundësh. Megjithatë, duke përfshirë edhe stafin e tij, italiani i ka kushtuar Çelsit një faturë prej 26.6 milionë paundësh në total. Shkarkimi i parë i Abramoviçi­t, i cili përfitoi 6 milionë paund kompensim, ishte një tjetër italian, Klaudio Ranieri. Karriera e tij në “Stamford Bridge” zgjati vetëm një sezon, përpara se ai të largohej për t’i lënë vendin Zhoze Murinjos. Portugezit dhe stafit të tij iu paguan 23.1 milionë sterlina në vitin 2007. Lampardit i kanë mbetur edhe 18 muaj kontratë nga e cila ai fiton 77 mijë paund në javë. Në total i kanë mbetur edhe 3 milionë paund rrogë për të marrë, kështu që nëse Abramoviç vendos ta shkarkojë tani, rusi do ta dërgonte faturën e tij të kompensimi­t për trajnerët në 113.5 milionë paund.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania