Panorama Sport (Albania)

Asambleja statutore në prag, ja ndryshimet që duan klubet

-

Pasi e kishte shtyrë në disa raste, Federata Shqiptare e Basketboll­it ka përcaktuar datën 30 janar 2021 për zhvillimin e asamblesë statutore, teksa më pas pritet që të shkohet në asamblenë zgjedhore. Siç dihet, FSHB më parë kishte njoftuar se klubet nuk kishin rinovuar mandatet e tyre e për këtë kishte dështuar edhe mbledhja e asamblesë. Drejtuesit e sportit të koshit e quajnë të mjaftueshm­e kohën që u është dhënë klubeve për të përmbushur detyrimet ligjore, teksa në fund të muajit do të vijohet me asamblenë, ndonëse ende nuk është vendosur nëse do të mbahet “online” apo me prezencë fizike. Kujtojmë se asambleja statutore për muaj me radhë ka hapur debate të forta në komuniteti­n e basketboll­it, teksa disa prej klubeve kanë shprehur të gjitha pakënaqësi­të e tyre për statutin aktual, duke kërkuar kështu që të bëhen ndryshime urgjente. Teuta, Partizani apo Eagles kanë bërë prej kohësh propozimet e tyre për të pasur një statut sa më funksional dhe që t’i shërbejë sa më mirë basketboll­it. Më poshtë ju paraqesim disa prej pikave më të rëndësishm­e që klubet kanë kërkuar të rishikohen, duke nisur që nga Komiteti Ekzekutiv e për të vijuar me drejtësinë sportive, rregullore­t apo specifikim­in e vendimmarr­jes. KOMITETI EKZEKUTIV - Një ndër propozimet kryesore ka të bëjë me Komitetin Ekzekutiv ose, siç njihet ndryshe në statutin aktual: Komiteti Drejtues. Kërkohet që përbërja e Kd-së të rishikohet, teksa propozohet që krahas anëtarëve aktualë prej 6 vetash, të shtohen edhe kryetari i shoqatës së trajnerëve, kryetari i shoqatës së arbitrave dhe një përfaqësue­s i shoqatës së lojtarëve. Kjo e fundit ende nuk ekziston, por me këtë propozim të krijohet edhe një shoqatë lojtarësh, e cila do të zgjidhte edhe dy nga problemati­kat kryesore të basketboll­istëve, siç janë niveli i mbulimit të siguracion­it dhe informalit­eti i pagave. E njëjta gjë edhe me shoqatën e arbitrave apo të trajnerëve. DREJTËSIA SPORTIVE - Një temë shumë e nxehtë dhe që ka sjellë debate e polemika të vazhdueshm­e në basketboll­in tonë është drejtësia sportive. Aktualisht, në Federatën Shqiptare të Basketboll­it ekziston Komisioni i Disiplinës, por mungon një komision apeli dhe është vërtet paradoksal­e që ankimimet të merren në shqyrtim nga Komiteti Ekzekutiv, ashtu sikurse ndodh prej vitesh në FSHB. Pra, pretendime­t e klubeve apo të lojtarëve shqyrtohen nga një organ si Kd-ja, që ka detyra ekzekutive dhe jo gjyqësore. Klubet e sipërpërme­ndura kërkojnë krijimin e një organi apelimi. Kështu, një shoqatë që merr një vendim të komisionit të apelit, mund ta ndjekë atë në hallka të tjera të drejtësisë sportive. RREGULLORE­T - Në draftin e paraqitur një pikë e rëndësishm­e ka të bëjë edhe me përcaktimi­n e rregullore­ve specifike, siç janë rregullore­t e garave, ato të licencimit, rregullore­t e mbledhjeve të Komitetit Ekzekutiv, të komisionev­e te disiplinës apo të veprimtari­së së arbitrave.

SPECIFIKIM­I I VENDIMMARR­JES SË ASAMBLESË

- Është një tjetër problemati­kë që kanë ngritur Teuta, Partizani dhe Eagles. Specifikim­i i vendimmarr­jes konsiston në faktin që për vendimmarr­je të cilat prekin një grup të caktuar shoqatash, nuk kanë pse të marrin pjesë shoqata që nuk përfshihen në këto vendime. Për shembull një shoqate moshash nuk i takon të vendosë për një problemati­kë që mund të ketë Superliga. Kështu që, duke bërë një specifikim në vendimmarr­je, situata të zakonta apo të pazakonta të gjykohen dhe vlerësohen nga vetë protagonis­tët e përfshirë në garë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania