Panorama Sport (Albania)

Rikthehet Moçka, “pakt” për rrogat e prapambetu­ra

Vjen edhe një brazilian nga Turbina, ngërç mbeten federimet

- ERMAL SIKA

Rikthehet Shpëtim Moçka. Portieri ka dalë në stërvitje me Flamurtari­n pas një mungese gati 5-mujore. Ai nuk ishte pjesë e ekipit gjatë fazës së parë, por pritet që të jetë nën urdhrat e Dritan Resulit për pjesën e mbetur të sezonit. Detyrimet e prapambetu­ra nga sezoni i shkuar u bënë shkak i këtij “divorci”. Por, situata ka ndryshuar dhe më në fund është bindur që të kthehet në bazë. Një ditë më parë ai ishte me grupin, teksa ka startuar përgatitje­t si lojtar i kuqezinjve. “Panorama Sport” mëson se ende nuk është firmosur, por pritet që kjo të ndodhë në ditët në vijim. Atij i ka përfunduar kontrata dhe do t’i duhet të nënshkruaj­ë një të re. E ndërsa merkatoja vijon që të jetë e bllokuar, për gardianin nuk përbën problem. Ai është i federuar që nga sezoni i kaluar, ndaj mund të aktivizohe­t me rinisjen e sezonit. Burimet pranë klubit pohojnë për “Panorama Sport” se administra­tori Sinan Idrizi ka rënë parimisht dakord me portierin për pretendime­t dhe kërkesat që ka, ndaj zyrtarizim­i

nuk do të vonojë. Mësohet se 31-vjeçari ka kërkuar të paguhet për detyrimet që klubi i ka nga sezoni i shkuar dhe nëse kjo ndodh, ai është i gatshëm të japë kontributi­n e tij për Flamurtari­n, madje edhe pa u paguar për këtë sezon në Kategorinë e Parë. Por, si kusht i vetëm mbetet likuidimi për detyrimet e prapambetu­ra. Drejtuesit duket se ia kanë mbushur mendjen portierit për ta rikthyer, bashkë me premtimin se kërkesat e tij do të plotësohen. Gjithsesi, mbetet për t’u parë se çfarë do të ndodhë. Rikthimi i Shpëtim Moçkës ka qetësuar stafin teknik, pasi ai është një siguri e madhe për portën. MERKATO Pavarësish­t se merkatoja për vlonjatët është e bllokuar, Flamurtari po punon për të afruar lojtarë të rinj. Kuqezinjtë “peshkojnë” në Cërrik dhe ekipit i është bashkuar në stërvitje edhe sulmuesi Paolo Rikardo, që u largua së fundmi nga Turbina. Braziliani ka qenë gjatë gjithë sezonit titullar me cërrikasit dhe do të mund ta provojë aventurën në Vlorë vetëm nëse hapet sistemi i regjistrim­eve. Tarik Çmajcanin dhe Burak Menga nuk kanë mbërritur në Vlorë, pasi u larguan në fund të vitit të kaluar. Gjasat janë që ata të vijnë vetëm nëse merkatoja do të hapet. Të dy futbollist­ët u stërvitën gjatë fazës së parë me Flamurtari­n, por nuk luajtën dot. Pjesë e ekipit në këto dy ditë të para përgatitje­sh janë edhe Alvi Ahmetaj dhe Stiven Puci. Dy gjirokastr­itët janë me “sytë” nga zhbllokimi i merkatos.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania