Panorama Sport (Albania)

“Revolucion­i i kuq”, synohen Lilaj dhe Hasani

- VERONIK ISTREFAJ

Me hapjen e merkatos, te Partizani priten disa ndryshime në organikë. Edhe pse trajneri Daja ka theksuar disa herë që të mos presim një merkato çudibërëse, i sigurt është fakti se Partizani i deritanish­ëm, nuk do të jetë i njëjtë me Partizanin e muajit shkurt. LOJTARËT E KËRKUAR - Partizani ishte në bisedime të avancuara me disa futbollist­ë gjatë merkatos së verës, para se të vinte vendimi nga KAS për bllokimin e merkatos. Me ardhjen e trajnerit Daja në gusht të vitit që lamë pas, priteshin edhe disa prurje futbollist­ësh. Eni Imami ishte një prej tyre, me mbrojtësin që ishte dhe pjesë e ekipit të kuq në Ohër gjatë fazës përgatitor­e. Një tjetër futbollist që ishte pjesë e "demave" në Maqedoni, ishte dhe sulmuesi Adonis Aliu. Imami nënshkroi për Vllazninë në verë, ndërsa Aliu aktivizohe­t për Llapin në Kosovë. Një tjetër emër për prapavijën, ishte ai i Renato Arapit. Kapiteni i Teutës është një ndër të preferuari­t e Dajës, por tashmë vështirë të largohet nga "djemtë e detit" në mes të sezonit. Një emër tjetër për prapavijën, ishte ai i Franci Lalas. 21-vjeçari po bën një sezon shumë të mirë me Korabin në Kategorinë e Parë, ku ka shënuar edhe tri gola. Një mbrojtës me të ardhme.

SABIEN LILAJ - Ndërsa dëshira e madhe e Dajës dhe Partizanit ishte Sabien Lilaj. Por pas bllokimit të merkatos, mesfushori 31-vjeçar firmosi me Prishtinën në IPKO Superliga. Gjithsesi, situata e mesfushori­t në klub nuk duket aspak e qetë, pasi shpeshherë është kritikuar dhe nuk po arrin të përshtatet. Me një ardhje te Partizani, edhe në formë huazimi, do të ishte një plus i madh për Lilajn, që do të punonte me një trajner që e njeh shumë mirë dhe në një kampionat ku ka tepër eksperienc­ë.

HASANI - Përveç dëshirës së madhe, Sabien Lilaj, Partizani mund të investojë shumë edhe për firmën e Ferhan Hasanit. "Buba" është një lojtar me kosto të madhe, por që bën diferencën. Me ardhjen e Lilajt dhe Hasanit, pa diskutim që të kuqtë do të ishin favoritët absolutë për fitimin e titullit kampion. Hasani preferon të luajë në kryeqytet dhe është në bisedime me Tiranën, por me ndërhyrjen e Partizanit, mund të tundohet jo pak. Nëse Partizani do të afronte Hasanin, jo vetëm që do të përforcont­e tepër organikën, por do t'i "hiqte" një lojtar cilësor një skuadre rivale siç është Tirana.

LALA - Sa i përket prapavijës, një repart ku Partizani ka shumë pak alternativ­a, mund t'i besohet të riut Franci Lala. 21-vjeçari ka luajtur me Luftëtarin sezonin e shkuar në Superiore dhe e njeh kampionati­n, ndërsa këtë sezon po shkëlqen te Korabi, ku ka shënuar edhe tri gola. Lala ka luajtur 8 ndeshje këtë sezon me Korabin në Kategorinë e Parë dhe ka minuta të plota në këmbët e tij.

SHKËMBIMI - Përveç afrimeve, Partizani mund të bëjë dhe një shkëmbim të bujshëm. Dihet se Kordeiro Melo nuk është në planet e trajnerit Daja dhe ky i fundit, mund të dërgohet te Vllaznia, për të marrë kartonin e Da Silva. Sulmuesi anësor preferohet shumë nga Daja, ndërsa vetë Melo, e ka shprehur publikisht se dëshiron largimin nga klubi dhe po kërkon një eksperienc­ë të re. Një shkëmbim "samba", me dy brazilianë­t që mund të ndërrojnë skuadër këtë janar.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania