Panorama Sport (Albania)

Bien Anglia dhe Islanda, interistët i bëjnë “gjëmën”

Eriksen shënon në “Wembley”, dopietë e Lukakut në Islandë

-

Mbrëmje nën shenjën e golave të legjionarë­ve “italianë” në Ligën e Kombeve. Plot pesë lojtarë të Serisë A lanë shenjën e tyre në kompeticio­n: Lukaku (dopietë), Eriksen, Çalhanoglu, Milinkoviç-saviç dhe Lineti. Shënoi edhe Marek Hamshik, një njohje e vjetër e Serisë A me Sllovakinë. Dopieta e sulmuesit të Interit (aksion me potencë dhe goditje nga penalltia e fituar dhe transformu­ar) i lejoi Belgjikës që të mposhtte Islandën 1-2 dhe të ngjitet në vendin e parë në Grupin 2 të Ligës A, +2 pikë nga Danimarka, që fitoi në “Wembley” kundër Anglisë 1-0 falë një penalltie të shënuar nga Kristian Eriksen (goli i tretë brenda një jave për mesfushori­n e Interin) në minutën e 35të. Skuadra e Garet Sauthgejti­t mbeti në inferiorit­et numerik pas gjysmë ore lojë, pas kartonit të dytë të verdhë naiv të Herri Meguajërit. Rënia e parë zyrtare është ajo e Islandës, që përfundoi në një grup të vështirë, pavarësish­t se mes dy golave të Lukakut (9’ dhe 38’), Saevarson u dha shpresë të zotëve të shtëpisë (17). “Jemi sërish në krye të grupit. Tani është e rëndësishm­e që të bëjmë diferencën në dy ndeshjet e fundit që na kanë ngelur”, tha Romelu Lukaku pas fitores në Islandë dhe vlerësoi edhe trajnerin provizor kundërshta­r, i cili i drejtoi nordikët nga stoli, për shkak të mungesës së stafit teknik. “Dua ta uroj trajnerin Arnar Vidarson. Ai e vendosi shumë mirë skuadrën. OK, ai nuk na njeh shumë mirë, por na e bëri shumë të vështirë ndeshjen”, përfundoi sulmuesi belg. Humbja e Anglisë i lejoi Belgjikës që të ngjitet në vend të parë në klasifikim me 9 pikë, e ndjekur nga Danimarka dhe Anglia me 7. Për sa i përket skuadrës së Milanit në vigjilje të derbit me Interin, Hakan Çalhanoglu mbylli një mbrëmje si autor i një asisti dhe një goli në përmbysjen e Turqisë kundër Serbisë së Milinkoviç­saviçit: 2-2 është rezultati përfundimt­ar në Stamboll. Dy skuadrat mbeten të distancuar­a nga Rusia dhe Hungaria në Grupin 3 të Ligës B.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania