Panorama Sport (Albania)

Frank de Bur: E shtypëm Italinë, e pata premtuar

“Rezultati s'më kënaq, të vazhdojmë të luajmë kështu”

- Përgatiti: JETON STAMOLLA

Pas daljeve të shëmtuara kundër Meksikës dhe Bosnjë-hercegovin­ës, trajneri Frank de Bur e kishte premtuar se Holanda e tij do të shihej kundër Italisë. Dhe në të vërtetë ritmi dhe loja e propozuar nga "Tulipanët" ishte shumë herë më e mirë, ndonëse në fund, sërish fitorja mungoi. De Bur, i cili është ende në kërkim të fitores së parë si trajner i portokalli­njve, gjithsesi falë golit të Doni Van de Bekut arriti që të shmangë edhe një statistikë të turpshme historike: në 115 vite futboll holandez, ose e thënë ndryshe në 812 ndeshje zyrtare të luajtura (813 me atë të djeshmen), "Tulipanët" nuk kishin qëndruar kurrë për katër ndeshje me radhë pa shënuar të paktën një gol (deri dje Holandëita­li 0-1, Holandë-meksikë 0-1 dhe Bosnjë-holandë 0-0). Por më shumë sesa kjo statistikë, Frank de Bur është i lumtur për lojën e bërë nga skuadra e tij, siç e pati premtuar: "Vërtet në daljet e fundit nuk kishim shënuar dhe kishim hasur disa vështirësi, por ajo që kisha parë unë nga futbollist­ët e mi ishte pikërisht ajo që shprehëm ndaj Italisë. E kisha premtuar edhe përpara ndeshjes, nuk do të ishim më ne ata që do të gjëmonin italianët në fushën e lojës, siç kishte ndodhur në Amsterdam, por do t'i sulmonim. Dhe siç e pranoi edhe vetë Mançini, Italia kishte kohë që nuk vuante. Ata që e shtypëm ishim ne, ndonëse është normale që barazimi nuk më kënaq aspak. Gjithsesi, e rëndësishm­e është që në fund pashë një reagim të fortë nga ana e të gjithëve dhe moduli me 3 mbrojtës na përshtatet me lojtarë që kemi aktualisht. Prandaj, nëse fil lojmë ta përmirësoj­më kët modul loje dhe të shtojmë edh më shumë dëshirë e cilësi, jam i bindur se do të propozojm një futboll shumë të bukur dh do të bëjmë që të vuajë çd kundërshta­r, që do të guxoj të dalë përballë nesh", shpreh Frank de Bur.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania