Panorama Sport (Albania)

Mbape apo Haland, Reali përpara dilemës së madhe

Dyshimet për merkaton e ardhshme

-

Të gjitha rrugët e çojnë Kilië Mbapenë në Madrid. Prej vitesh në klubin "galaktik" po projektohe­t transferim­i i një lojtari, i cili ka ëndërruar gjithmonë të veshë fanellën e Realit. Dikur ka qenë një fëmijë me ëndrra, që mbante poster Kristiano Ronaldon, që vizitonte qendrën stërvitore "Valdebebea­s" dhe ka idhull Zidanin. Ka zgjedhur që të shkojë në "Bernabeu" duke i rënë rrugës më të gjatë... Fillimisht me PSG-NË, pastaj u shpall kampion bote me Francën dhe tani ka vendosur ta lërë Parisin për të nisur një tjetër aventurë në kryeqyteti­n spanjoll. Por, palët janë sa afër dhe larg. Një tjetër emër në horizont është Erling Braut Haland, i cili gjithashtu planifikon që të transferoh­et në Madrid. Sulmuesi i Borusias së Dortmundit ka fituar terren dhe pikë falë golave të tij. Ndërkohë që në Madrid vuajnë për gola, norvegjezi është ai që ka shënuar 27 në 27 ndeshje të luajtura këtë vit kalendarik. Vera e vitit 2021 do të jetë e nxehtë për Realin. Pas këtij sezoni pa merkato, Florentino Perez do të hapë "thesin" për të transferua­r në skuadrën e Zinedin Zidanit një yll, por do të jetë Kilië Mbape apo Erling Haland? Të dy janë shumë të vështirë.

HALAND - Sulmuesi i Dortmundit ka nisur të fitojë terren kundrejt Mbapesë. Kjo nuk do të thotë që shanset janë të barabarta, por do të thotë që në Madrid nuk mendojnë se 99% i përzgjedhu­ri është Mbape. Në arsyet pro tij futet çmimi. Reali duhet të paguajë shumë më pak sesa për Mbapenë. Roli i tij si numër 9 gjithashtu është ai për të cilin ka nevojë Reali. Shpërthimi i tij pëlqehet shumë, por edhe i intereson Madridit. Gjithçarsy­e

ka që bën merr aprovimin në "Bernabeu". I freskët, i ri, i uritur për të fituar trofe. Është një fytyrë e re që i pëlqen futbollit. Mbape tashmë është i konfirmuar dhe nuk përbën më lajm, ndërsa Haland është gjithmonë në faqet e para. Miqësia e tij me Odegardin është në favor, por ka edhe

kundër tij. Është shumë i ri për të përballuar presionin e Realit. "Galaktikët" kanë frikë se mund të përsëritet rasti Joviç, i cili gjithashtu në Bundesligë po shkëlqente dhe në Europa Ligë gjithashtu. Por, Haland, pavarësish­t faktit se është një lojtar shumë i mirë dhe i fortë, ende

nuk ka demonstrua­r që mund të jetë kampioni i madh i së ardhmes, që mund të dominojë kontinenti­n.

MBAPE - Në favorin e Mbapesë është gjithçka ose thuajse gjithçka. Disa gjeste dhe veprime bashkë me Nejmarin nuk i kanë pëlqyer Realit, por ai ende

nuk është "infektuar" dhe vazhdon të ruajë imazhin e djaloshit të mirë. Problemi është që nuk mund t'ia marrësh lehtësisht Parisit. Gjithçka do të mësohet kur në zyrat e Madridit do të vendosin që të transferoj­në Mbapenë. Atëherë PSG-JA do të tërbohet. Në Barcelonë e dinë këtë. Ylli francez është e ardhmja, është kampioni i botës, është njeriu që do të shesë pa fund fanella kur të kalojë në Madrid. Ai do të jetë reklama më e mirë e revolucion­it. Futbolli i tij gjithashtu është premtues. Ai mund të luajë nga krahët, por edhe në qendër. Në Madrid presin yllin e së ardhmes, por a do të jetë Kilië Mbape?!

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania