Panorama Sport (Albania)

Lojë e bukur dhe më shumë qetësi, Interi ndryshon me Konten “e ri”

Stop polemikave, trajneri ka ndryshuar ide

-

"Keep calm" ("Qëndro i qetë"), thonë anglezët. Filozofi që ka nisur ta ndjekë edhe Antonio Konte, tek Interi. Është pamja tjetër e trajnerit, ajo që po shikohet këtë sezon. Një Konte i ri, i ndryshuar, që ka zgjedhur një qëndrim ndryshe për të arritur tek objektivi i përhershëm: fitoret. Një trajner që do të komunikojë (edhe) me një profil "Instagram", që deri tani ka ditur të përziejë relaksin në familje me stresin në fushë. KOMUNIKIMI - Për raportin e ngushtë me presidenti­n Stiven Zhang është thënë mjaft. Është historia e një premtimi, i një pakti për suksesin: të bëjmë secili një hap prapa për të bërë një, vendimtar, drejt fitores së një trofeu, i prekur sezonin e kaluar. E atëherë është mirë të shkojmë në detajin e pasojave të këtij pakti. Janë së paku tre aspektet për t'u dalluar, të Kontes së ri. I pari, më i dukshmi është ndoshta ai që i "kushton" më tepër trajnerit të Interit: mënyra e komunikimi­t. Profili i kujdesshëm. Këtu duhet shtuar edhe periudha e merkatos, që merr me vete një seri tensionesh. Është e qartë që linja e imponuar nga Zhang, për të përmbajtur krizën e "COVID" ka frenuar disa ndjekje: Kante, Emerson apo Markos Alonso. Konte "i vjetër" nuk do të kishte hezituar të shprehte mendimin e tij. Por, "i riu" ka një mënyrë veprimi më të butë.

DËSHIRË PËR TË BUKURËN Konte ka shkuar gjithmonë në kërkim të perfeksion­it, e megjithatë edhe në fushë disa siguri kanë rënë: perfeksion­i është një koncept shumë abstrakt i aplikuar në futboll. E atëherë misioni i ri i Interit është kërkimi i së bukurës. E kuptuar si dëshirë për të dominuar ndeshjen, për të qenë gjithmonë pozitivë në fazën sulmuese. Konte në më shumë se një rast në të kaluarën ka treguar se cila është ideja e tij në gjysmëfush­ën kundërshta­re. "Dua një skuadër që të mbyllë aksionin me 4-5 lojtarë". Këtë vit, me anësorë super-sulmues si Hakimi, Perisiç dhe Jang, puna duket më e lehtë. Me Milanin mund të përsëritet eksperimen­ti i parë kundër Fiorentinë­s, me D'ambrozion dhe Kolarovin në mbrojtje. Dhe me mesfushorë të specializu­ar në inkursione­t pa top si Barela, Vidal, Brozoviç, Galjardini dhe Sensi, numri i aksioneve për gol të krijuara nga Interi është i destinuar të rritet.

NJOHJE TË VJETRA - Konte i ri, më pas, di t'u shtrijë dorën atyre që në të kaluarën e kanë zhgënjyer. Trajneri ka vendosur t'i japë një shans të ri Perisiçit, titullar në debutim kundër Fiorentinë­s dhe në super-sfidën e "Olimpico"-s kundër Lacios. Edhe Shkriniar, në shitje për arsye ekonomike, është gjetur zv.kapiten. Ndërsa në derbi do të jetë Brozoviç udhëheqësi i mesfushës, hero anti-milan në sezonin e kaluar por sot jo i paprekshëm. Këtu mund të shtohet edhe shkëndija e shumëpritu­r e Eriksen. Është fillimi i një epoke të re interesant­e.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania