Panorama Sport (Albania)

“Rënia nuk është fundi i botës”

Këshilla e ish-futbollist­it për të rinjtë: Duhet të vlerësojnë më tepër peshën e fanellës

- ERMAL SIKA

Për Flamurtari­n do të jetë e vështirë ngjitja në Superiore. Në këtë linjë qëndron edhe ish-drejtori i klubit vlonjat, Vangjel Laluci. Gjatë një interviste për "Panorama Sport", ai thekson se nuk duhet nxituar me objektivin e kthimit në Superiore, më i rëndësishë­m është projekti i rikthimit në nivelin që kërkon Flamurtari. Këshilla e ishdrejtue­sit është që të rinjtë të ndiejnë peshën e fanellës dhe të japin gjithçka për të. Laluci nuk e shikon si dramë rënien nga elita.

Laluci, e mendonit se do te binte Flamurtari nga Superiorja?

Në futboll të gjitha mund të ndodhin, edhe rënia nga Superiorja. Të mos harrojmë se futbolli është një garë dhe jo një luftë. (qesh).

A mund të ngjitet ky ekip brenda një sezoni në elitë?

Nuk do të jetë aspak e lehtë ngjitja në Superiore. Është një kategori që në vetvete përmban sfida të shumta, si nga pikëpamja teknike dhe nga ajo psikologji­ke, ku përvoja jonë në këtë kompeticio­n është inekzisten­te. Kjo mendoj do jetë vështirësi­a më e madhe, duke qenë se përbërja e ekipit është e re në moshë. Përshtatja do të ishte instrument­i më i rëndësishë­m për përballimi­n e sfidave të së Parës dhe mendoj se trajneri dhe stafi duhet të fokusohen më së shumti këtu.

Mund të përballohe­t gara vetëm me elementë të akademisë?

Gëzohem që në ekip qëndruan Ribaj dhe Moçka. Ata duhet të luajnë një rol shumë të madh në ekip, falë eksperienc­ës së tyre, por do të ishte pak nëse nuk mbështeten nga stafi. Elementët e ardhur nga akademia duhet të kuptojnë peshën që kanë. Të dëgjojnë shumë dhe të përpiqen maksimalis­ht për t'u afirmuar, të mendojnë për vazhdimësi­në e karrierës së tyre, duke shfrytëzua­r mundësitë që u jepen.

Mos ndoshta ndodh që Flamurtari të "harrohet" në të Parën?

Nuk e besoj. Flamurtari nuk rrezikon si disa ekipe të traditës, por do të preferoja të mos nxitoheshi­m në ngjitje. Nuk është "fundi i botës" rënia, mua më intereson projekti që do të kemi për t'u kthyer ashtu siç duhet dhe siç i takon Flamurtari­t.

Ju keni qenë drejtues te Flamurtari, e njihni ambientin mirë. Pse mendon se ka ardhur kjo situatë dhe si duhet të zgjidhet?

Mendoj se sot nuk ka rëndësi të flitet për "koka turku". Le të shohim të ardhmen që t'i bëjmë gjërat më mirë. Zgjidhje magjike nuk mund të ketë, por vetëm përkushtim dhe respekt për fanellën e Flamurtari­t.

Ndeshja e parë e sezonit me Turbinën. Si e shikoni?

Besoj se thënia "fillimi i mbarë është gjysma e punës" në këtë rast ka vend. Turbina po bën një investim serioz, me një trajtim financiar të admirueshë­m, ndaj mendoj se do na vërë në vështirësi. Dua të them që duhet vlerësuar maksimalis­ht çdo kundërshta­r, duke i marrë ndeshjet me radhë dhe shumë seriozisht. Në grupin tonë janë të gjithë ekipe të traditës dhe kjo e bën atraktiv kompeticio­nin, por edhe shumë të vështirë ngjitjen në Superiore. Uroj që gjërat të shkojnë mirë.

 ??  ?? Vangjel Laluci, ish-drejtues i Flamurtari­t
Vangjel Laluci, ish-drejtues i Flamurtari­t

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania