Panorama Sport (Albania)

Uzuni: Reja me uroi për Champions-in, dua të jem vendimtar në Kombëtare

-

Myrto Uzuni do të ketë fatin që të luajë kundër Ronaldos e Juventusit si dhe Mesit e Barcelonës në herën e tij të parë që do të jetë në grupet e Champions-it. U transferua te Ferencvaro­shi si blerje e rëndësishm­e dhe sulmuesi i Kombëtares e justifikoi me gola vendimtarë në sigurimin e një bilete për kompeticio­nin më të rëndësishë­m për klube. Në daljen e tij para mediave në konferencë­n për shtyp në "Air Albania", sulmuesi kuqezi u shpreh se pret që të japë më të mirën e tij, të ketë mundësi që të shfaqë vlerat dhe të jetë vendimtar edhe në Kombëtare. Uzuni tregoi edhe bisedën dhe urimet nga trajneri Reja në seancën e parë të këtij grumbullim­i.

Myrto, keni shënuar dy gola në Champions dhe keni arritur grupet. A keni ruajtur ndonjë gol për Kombëtaren?

Kam shënuar dy gola me shumë vlerë me ekipin, por tani është koha për Kombëtaren dhe të japim maksimumin të gjithë të bashkuar e të marrim rezultate pozitive.

Çfarë ndjesie ju jep që vini në Kombëtare si një lojtar që do të luani në grupet e Champions-it? A është motivim ekstra që shkëlqyet me Ferencvaro­shin?

Normalisht, kur vjen Kombëtarja, ndjesia është shumë e madhe pasi që një futbollist të veshë fanellën e saj është diçka shumë e mirë. Realisht, golat më japin motivim edhe shtysë të vazhdoj akoma përpara.

Para stërvitjes së parë të Kombëtares, Reja u përkushtua shumë te ju duke biseduar gjatë. Çfarë ju tha trajneri?

Trajneri më uroi për golat dhe paraqitjen që bëra pasi ata ndjekin çdo gjë. Asgjë e veçantë, vetëm urime për çfarë kam bërë deri tani.

Myrto, shohim që vraponi shumë, impenjohen­i shumë, me pasime, dhe jeni shumë aktiv në zonën kundërshta­re. Nga del gjithë kjo energji, nga ju vjen?

Kjo forcë më vjen nga sakrifica që kam bërë pasi vlerësoj çdo stërvitje dhe çdo ndeshje si stërvitja dhe ndeshja e fundit. Kjo më jep shtysë dhe forcë që të eci përpara dhe të vrapoj e të luftoj.

Do të ndalesha pak te rreshtimi me të cilin luan Edi Reja, 3-5-2, me atë që ju jeni te Ferencvaro­shi. Sa ju përshtatet kjo skemë e përfaqësue­ses?

Normalisht, puna ime është të shënoj sa më shumë gola me klubin tim. Sa i përket Kombëtares, jam shumë i lumtur që ndodhem këtu, jo për aktivizimi­n. Normalisht, atë e vendos trajneri dhe puna ime është të shënoj gola. Mendoni që tani, pas këtij bumi me gola dhe kualifikim­it në fazën e grupeve, do të keni më shumë vlerësim dhe besim nga ana e trajnerit?

Besoj se po, por duhet të stërvitem fort dhe t'i tregoj trajnerit në stërvitje që jam gati dhe ai e vendos.

Me kë ndiheni më mirë në fazën e sulmit nga djemtë që janë sot?

Normalisht që më mirë ndihem me Baren dhe Manajn, sepse jemi bashkë që nga ekipi i U-21 dhe e njohim mirë njëri-tjetrin. Pak më shumë me këta të dy.

Së fundmi, nisur edhe nga forma, menjëherë sapo shkuat te Ferencvaro­shi, janë rritur edhe fansat tuaj. A keni një mesazh, një koment për të gjithë ata që ju mbështesin?

Dua t'i falënderoj të gjithë pasi ata më kanë dhënë motivim dhe forcë që unë jam këtu ku jam sot. U premtoj që do të jap më të mirën.

Myrto, keni shkëlqyer me Ferencvaro­shin. Kur do ta keni atë shkëndijën me Kombëtaren shqiptare? Do ta keni në ndeshjen ndaj Kazakistan­it?

Sa i përket Ferencvaro­shit, është histori e shkuar. Tani ndodhem me ekipin kombëtar. Uroj që tani të jap maksimumin dhe të jem vendimtar për Kombëtaren.

2 gola ka shënuar Uzuni në pesë takime që ka zhvilluar në Ligën e Kampioneve me Ferencvaro­shin. Sulmuesi ka asistuar dy herë ne 3 takime që ka luajtur në Hungari. Me Kombëtaren ka zhvilluar 9 takime dhe ka regjistrua­r 1 asist.

 ?? Foto: F.hazisllari ?? Myrto Uzuni
Foto: F.hazisllari Myrto Uzuni

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania