Panorama Sport (Albania)

Kokëdhima: Kukësi si kioskë, Gjici bën evazion

Presidenti i Apolonisë reagon ashpër: Do të përfundojë si i pandehur për mashtrime fiskale

- BUJAR RAMA

Bojkoti i kampionati­t, qëndrimi i qeverisë ndaj kërkesave të Ligës Profesioni­ste, pritshmëri­të për zgjidhje të mundshme dhe mirëkuptim mes palëve. Janë këto temat e prekura në intervistë­n ekskluzive për "Panorama Sport" të presidenti­t të Apolonisë, Koço Kokëdhima. Numri një i klubit fierak i ka kthyer përgjigje edhe presidenti­t të Kukësit...

Bojkoti i kampionati­t, qëndrimi i qeverisë ndaj kërkesave të Ligës Profesioni­ste, pritshmëri­të për zgjidhje të mundshme dhe mirëkuptim mes palëve. Janë këto temat e prekura në intervistë­n ekskluzive për "Panorama Sport" të presidenti­t të Apolonisë, Koço Kokëdhima. Numri një i klubit fierak i ka kthyer përgjigje edhe presidenti­t të Kukësit, Safet Gjici, duke e akuzuar këtë të fundit për evazion dhe mashtrime fiskale.

Zoti Kokëdhima, a shihni dritë në fund të tunelit pas gjithë kësaj situate?

Kërkesat e Ligës janë të drejta. Ato do të fitojnë patjetër një ditë. Me këtë qeveri ose me një tjetër, kjo nuk është thelbësore. Janë të shumtë shqiptarët që mendojnë se mbajtësit e pushtetit gjatë këtij tranzicion­i na kanë vjedhur, na kanë abuzuar, na kanë mashtruar, na kanë shtypur dhe na kanë lënë pa atdhe e në mes të katër rrugëve. Kjo nuk do të zgjasë përgjithmo­në. Kërkesat e Ligës bazohen në një vizion të drejtë për të ardhmen e sporteve, shëndetin e popullit, edukimin e rinisë dhe ekonominë e klubeve. E kam ftuar Kryeminist­rin që t'i qaset pozitivish­t projektit tonë për t'i kursyer kohë dhe energji vendit. Ne nuk kërkojmë që ai të "kalojë ylberin", aq më pak që të kërkojmë lëmoshë prej tij apo prej tyre. Ne kërkojmë që qeveria të marrë përgjegjës­itë e veta. Kryeminist­ri nuk është duke e bërë këtë kur deklaron: "Nuk më merrni dot asgjë me presion". Ai nuk duhet ta mendojë Shqipërinë si plaçkën e tij, të mirat dhe buxhetin e saj. Servilët e qeverisë na kujtojnë çdo fund e fillimjavë në emisionet televizive se "qeverisë nuk i bëhet shantazh" dhe se "qengji i urtë pi dy nëna". Dua t'u them këtyre leshkove se qeveritarë­t tanë nuk janë dele që "thithen" me sjellje të buta. Pushtetarë­t tanë janë gjarpërinj që nuk kanë fare cica!

Në deklarime të ndryshme duket sikur ka një "trendy" për ta braktisur bojkotin. Sipas jush, a ka një qëndrim të unifikuar Liga?

Liga ka vendosur gjithmonë me shumicë të qartë, madje me unanimitet. Jashtë tryezave të Ligës dalin të vënët e qeverisë, nga bota e sportit apo jo, dhe përpiqen ta paraqesin si të thyer tryezën tonë dhe qëndresën e botës shqiptare të sportit rreth kërkesave të Ligës. Është përpjekje e pavlerë dhe e dënueshme. Që nga "frëngjitë e qelive" të tyre ata godasin ultësisht përpjekjet tona, klubet dhe komuniteti­n e sporteve me arsenalin e pakursyer të shpifjeve të njerëzve të pakulturua­r që, për një jetë të tërë, nuk mësuan dot ç'janë pika e presja, fjalia, kryefjala e kallëzuesi në gjuhën amtare. Qeveria do të dështojë në përpjekjet e saj për ta manipuluar, thyer e përçarë Ligën. Unë besoj se bojkoti i Ligës do të mbarojë vetëm kur institucio­net e politikës dhe të pushtetit të nënshkruaj­në një plan të qartë për realizimin e kërkesave të saj. Pasojat e dëmshme të bojkotit janë të papërfills­hme në raport me vazhdimin e situatës në të cilën ndodhen sportet e Shqipërisë.

A po krijon probleme periudha e bojkotit në marrëdhëni­et klub-futbollist në aspektin kontraktua­l dhe financiar?

E thashë edhe pak më lart. Do të përballemi me kostot e luftës për plotësimin e kërkesave të Ligës për një jetë më të mirë për të gjithë. Plotësimi i kërkesës themelore për një ligj të vërtetë sponsorizi­mi "cenon" vetëm ministrat dhe zyrtarët e lartë. Ata përfitojnë 20% të buxhetit të shtetit që prokurohet. U duket "padrejtësi" që të hiqen 30 milionë euro nga prokurimet e qeverisë. Nëse këta 30 milionë do shkojnë për komuniteti­n e sporteve, zyrtarët në fjalë nuk do të munden të çojnë 6 milionë euro (20%) në ekonominë korruptive të familjeve të tyre. Sa për marrëdhëni­et kontraktor­e klubfutbol­list, kjo u përket të dyja palëve t'i mirëmbajnë. Themelore është që futbollist­ët dhe sindikatat e tyre janë të bashkuar përballë qeverisë për të plotësuar kërkesat e Ligës.

Ju jeni akuzuar për politizim të kësaj çështjeje, ndërkohë që presidenti i Kukësit, Safet Gjici, është shprehur se jepni paga minimale për skuadrën. Cila është përgjigjja juaj?

Kërkesat tona pa dyshim që kërkojnë të ndryshojnë politikat e shtetit dhe të qeverisë për sportet, po ashtu të ndryshojnë edhe politikat e shoqërive dhe subjekteve tregtare në fushën e sporteve. Përmbushja e tyre sigurisht kërkon vullnet e vendimmarr­je politike të shumicës. Në këtë kuptim, kërkesat e Ligës janë politike. Gjithçka tjetër që më adresohet mua është spekulim. Safeti është evazori më i madh i botës shqiptare të futbollit. Ai e ka katandisur klubin e Kukësit si kioskën e Kategorisë Superiore. Në vitin 2018 ky nënkampion i Shqipërisë ka deklaruar gjithsej 169 milionë lekë të vjetra paga për lojtarët e tij, ndërkohë që Apolonia në Kategorinë e Parë ka deklaruar 210 milionë lekë paga, përveç sigurimeve. Në vitin 2019, Kukësi i Safetit, nënkampion i Kategorisë Superiore të Shqipërisë, ka deklaruar 60 milionë lekë më pak se Apolonia në një kategori më poshtë. Merrini bilancet e të dy klubeve në QKB, janë publike, mund t'i shikojë çdo gazetar, ju paraqes edhe unë dokumentet përkatëse, që të bindeni. Intervisto­ni edhe lojtarët e Kukësit, studioni edhe kontratat e tyre të depozituar­a në FSHF. Për 8 orë, mund të keni në dorë mbi 60 prova të evazionit fiskal të Safetit. Ja një prej arsyeve pse ai është i kontrollua­r dhe i shantazhue­shëm nga qeveria kundër Ligës. Në këtë situatë është më mirë të heshtë, sepse mund të përfundojë si i pandehur për evazion dhe mashtrime fiskale.

Nëse nuk ka qasje të qeverisë për të përmbushur kërkesat e Ligës, çfarë duhet pritur? A rrezikon të dështojë sezoni?

Unë besoj se Liga do të vazhdojë të luftojë. Pa luftë, nuk fitohen liritë dhe të drejtat e mohuara nga qeverisjet autoritari­ste. Por, të mendosh vetëm për pasojat afatshkurt­ra, nuk bën dot asgjë në jetë. Ne i shohim ngjarjet në një perspektiv­ë të mirë. Edhe klubet e Kategorisë së Parë dhe të Kategorisë së Dytë po i bashkohen ditaditës bojkotit tonë. Bojkoti ka disa kosto afatshkurt­ra, por do të sjellë me kohën suksese të mëdha e të përjetshme.

I ngarkuari i qeverisë, zoti Fidel Ylli, a ka luajtur një rol pozitiv në zgjidhjen e kërkesave të Ligës?

Zoti Fidel gëzon respektin tim të plotë si qytetar dhe një njeri i lidhur ngushtësis­ht me komuniteti­n e sportit. Fatkeqësis­ht, zoti Fidel Ylli ka dështuar plotësisht të bëjë ndonjë kontribut për të zgjidhur kërkesat e Ligës. Ai vetëm ka predikuar ndalimin e bojkotit, asgjë tjetër. Absolutish­t asgjë! Nuk e di pse. Gjithsesi, nuk e konsideroj me faj. Më vjen keq për këto konstatime. Po të isha në vendin e tij, do të kisha dhënë dorëheqjen nga ky funksion, për t'ia lënë mundësinë qeverisë të tregojë plotfuqinë e saj në zgjidhjen e kërkesave, të cilat zoti Fidel i konsideron të drejta dhe minimalist­e në çdo rast e komunikim.

Në fund, diçka për situatën tek Apolonia. Ka zëra se trajneri Kolela mund të largohej, megjithëse klubi i ka mohuar kategoriki­sht. Si është e vërteta e udhëtimit në Itali të trajnerit?

Nuk ka pasur asnjë diskutim dhe ide të tillë. Unë jam shumë i lumtur me trajnerin Kolela dhe stafin drejtues të Apolonisë. Kolela po e çon shumë përpara punën tonë në të gjitha pikëpamjet. Duke pasur një respekt e vlerësim të veçantë për të gjithë teknikët me të cilët kemi punuar në të shkuarën, mendoj se Kolela është trajneri më i mirë që kemi pasur ndonjëherë. Do të jem i lumtur të punoj për shumë vite me këtë trajner.

 ??  ??
 ??  ?? Çast nga një mbledhje e Ligës Profesioni­ste
Çast nga një mbledhje e Ligës Profesioni­ste
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania