Panorama Sport (Albania)

Leverkusen­i gjen Interin, Taulant Xhaka në çerekfinal­e

LIGA E EUROPËS / Kalon edhe Uolves e Sevija

-

Mbrëmjen e djeshme u mbyllën me sukses ndeshjet që kishin mbetur pezull nga 1/8-at e Ligës së Europës, pas të cilave është plotësuar faza çerekfinal­e, në të cilat do të jetë edhe një futbollist i Kombëtares së Shqipërisë. Bëhet fjalë për Taulant Xhakën, i cili ka arritur që të kualifikoh­et së bashku me Bazelin për në fazën tjetër, pas suksesit 1-0 përballë gjermanëve të Frankfurti­t, me të cilët kishin barazuar pa gola në ndeshjen e vajtjes. Mesfushori kuqezi ishte në fushë titullar mbrëmjen e djeshme, por në minutën e 87-të iu desh që të akomodohej në pankinë (vetëm një minutë më pas erdhi edhe goli i

Frai, që vendosi kualifikim­in), ndonëse në fund festa ishte e gjitha për të dhe shokët e tij, të cilët në çerekfinal­e do të gjejnë ukrainasit e Shahtjor Donetskut.

LEVERKUSEN-INTER Ndërkohë, përveç Taulant Xhakës dhe Bazelit avancon edhe Leverkusen­i, të cilët do të jenë rivalët e ardhshëm të Interit, për një duel që parashikoh­et të jetë edhe supersfida e çerekfinal­eve të Ligës së Europës. Formacioni gjerman bëri formalitet­in mbrëmjen e djeshme, duke qenë se i kishte mundur Rejnxhërsa­t 3-1 në Skoci, ndërsa dje mjaftoi një gol i Diabi, në minutën e 51-të.

LAMTUMIRË ROMA - Në ditën që Roma ndërronte pronësinë e klubit, mbërritja e presidenti­t të ri nuk mund të kishte qenë më e hidhur, pasi Sevija, rekordmeni­a e Ligës së Europës, ka mundur "Ujkonjën" 20 me gola të Reguilon dhe El Nesirit, në pjesën e parë. Ky duel u luajt me ndeshje teke, pas shtyrjes

si rrjedhojë e pandemisë. Për Romën ishte një paraqitje e turpshme, ndërsa Sevija, edhe pse skuadra ndryshon vit pas viti, mbetet skuadra favorite e turneut.

UOLVES AVANCON - Në ndeshjen e fundit, Uolves kualifikoh­et përballë Olimpiakos­it. Anglezët, të fortë edhe nga suksesi

1-0 në ndeshjen e vajtjes në Greqi, kanë përsëritur të njëjtin rezultat edhe në shtëpi, pas penalltisë së goditur saktë nga Raul Himenez, në minutën e 9-të. Kaq mjaftoi që miqtë helenë të dorëzohesh­in dhe Uolves të meritonte kualifikim­in mes 8 skuadrave më të mira të Ligës së Europës.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania