Panorama Sport (Albania)

Kapiteni Jahaj: Besëlidhje­n s’e njohim, nuk i trembemi aspak

Veterani pogradecar, optimist për Superioren

- ROMEO XINXIFI

Pogradeci ia arriti qëllimit ta fitonte ndeshjen me Lushnjën dhe të kapë vendin e dytë në Grupin B, falë golit të mbrojtësit Pere. Liqenorët vazhdojnë kështu të mbajnë gjallë shpresat për ngjitjen në Superiore, por përpara kanë edhe dy finale të tjera, njëra më e vështirë se tjetra.

JAHAJ - Ndaj Lushnjës trajneri Ardjan Abazaj zgjodhi një strategji ndryshe, duke u besuar nga minuta e parë disa të rinjve, për të pasur një ekip më të freskët fizikisht në raport me kundërshta­rin. Goli i shpejtë i ndihmoi pogradecar­ët, ndërsa në pjesën e dytë u thirrën në katedër titullarët me përvojë, mes tyre edhe kapiteni Sajmir Jahaj, 34-vjeçari që u aktivizua në pjesën e dytë. Për “Panorama Sport”, mesfushori thekson se forca e vërtetë e Pogradecit u pa ndaj Lushnjës: “Ishte një fitore plotësisht e merituar. Në fakt, kishim pak tension, sepse është diçka që vinte natyrshëm nga fakti që na duhej vetëm fitorja, por e menaxhuam mirë ndeshjen, duke marrë 3 pikët që na mbajnë ende në garë për Superioren.

Pogradeci tregoi vlerat e tij më të mira në atë ndeshje ndaj një kundërshta­ri me shumë përvojë si Lushnja”, thotë Jahaj.

BESËLIDHJA – Futbollist­i veteran i Pogradecit komenton më tej ndeshjen e radhës me Besëlidhje­n. Ai flet me nota optimizmi, edhe pse pohon se nuk

ka shumë informacio­n për këtë kundërshta­r. “Patjetër që do të jetë e vështirë me Besëlidhje­n, që ashtu si ne ka zënë vendin e dytë në grupin e saj. Për të qenë i sinqertë, nuk e njohim si ekip, përveçse dimë që ka emër dhe traditë në futbollin shqiptar. Kemi kohën

që të mbledhim informacio­n dhe të marrim masat tona për këtë kundërshta­r. Gjithsesi, unë them me bindje se Pogradeci nuk i trembet asnjë kundërshta­ri. Kemi forcën dhe përvojën për të përballuar ndeshje të tilla delikate me karakter eliminues. Kam bindjen

se ekipi që do të ndeshet me vendin e tetë të Superiores do të jemi ne, pasi do ta kalojmë pengesën e parë, Besëlidhje­n”, ka theksuar organizato­ri i ekipit liqenor, Jahaj. Pogradecar­ët kanë më shumë se një javë kohë që të përgatiten për Besëlidhje­n.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania