Panorama Sport (Albania)

Bylisi, me laps në dorë për të evituar "play out"-in

- ERJON SALIU

Ballshiotë­t pësuan humbje në shtëpi 0-3 nga Laçi dhe duke parë fitoren e Vllaznisë me Kukësin, i kanë të lëkundura sërish pozitat sa i përket zonës "play out". Bylisi është vetëm dy pikë larg nga Vllaznia, por këtë të premte ka shansin të rikuperojë me ndeshjen që ka në shtëpi ndaj Luftëtarit. Skuadra e Dovedan e mbyll kampionati­n në transfertë kundër Tiranës, teksa këto takime janë mjaft përcaktues­e sa i përket evitimit të vendit të tetë. Ballshiotë­ve tashmë u duhet që të marrin minimumi 4 pikë për dy takimet e mbetura, gjithnjë nëse Vllaznia nga ana tjetër merr maksimumin. Gjithsesi, me një fitore të premten të ballshiotë­ve ndaj Luftëtarit dhe nga ana tjetër, lënie të pikëve të Vllaznisë në kryeqytet kundër Partizanit, gjithçka merr fund dhe Bylisi i shpëton zonës "play out". Ballshiotë­t janë të favorizuar në krahasim me shkodranët edhe sa u përket ndeshjeve direkte, pasi nuk kanë asnjë humbje, por një fitore në Shkodër dhe tri barazime (2 në Ballsh dhe një në Shkodër). Për sfidën me gjirokastr­itët, ballshiotë­t do të jenë të plotë. Në këtë ndeshje bashkohet me skuadrën edhe Ardit Peposhi, që mungoi ndaj Laçit. Drejt rikuperimi­t të plotë po shkon edhe Mario Barjamaj. Me rikthimet priten edhe ndryshime në formacion. Mallakastr­iotët do të luajnë me bluzinjtë të premten në orën 17:45 në stadiumin "Adush Muça", një shans për t'u shfrytëzua­r në këtë moment delikat të garës për të besuarit e Dovedan. Dje ekipi ka zbritur në stërvitje ,sepse tashmë e gjithë vëmendja është te ndeshja e radhës.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania