Panorama Sport (Albania)

I shpejtë dhe gjithçkabë­rës, Bentankur do marrë "komandën"

Trajneri Sarri e preferon sepse luan në çdo rol

-

Gjatë dy muajve në karantinë, në kokën e MauricioSa­rrit ka pasur mijëra mendime: për rikthimin, për kampionati­n, për Champions-in dhe mbi të gjitha se si do të luajë Juventusi i tij kur të rikthehen. Dhe në këtë pikë, Sarri, i rikthyer prej disa ditësh në qendrën stërvitore, duket se një vendim e ka marrë: T'i besojë çelësat e skuadrës Rodrigo Bentankuri­t. Diçka na tha fakti që ai e zbriti si titullar në ndeshjen kundër Interit përkrah Miralem Pjaniçit dhe e konfirmoi idenë e tij duke i dhënë leje boshnjakut që të transferoh­et te Barcelona.

I SHPEJTË- Por çfarë pëlqen Sarri nga Bentankur? Çfarë e ka bërë t'i besojë një të riu 22-vjeçar duke bërë pak kontradikt­ë me faktin që Juventusi ka skuadrën më të vjetër në Serinë A? Uruguaiani, pavarësish­t se ka më pak fantazi se Pjaniç, garanton më shumë shpejtësi në manovrën bardhezi, por edhe soliditet në aspektin mbrojtës. Diçka shumë e rëndësishm­e për Juventusin në këtë kohë, duke parë që sulmuesit nuk ndihmojnë shumë në fazën pa top. Pra: Benta është një organizato­r me më pak teknikë sesa Pjaniç, por më i kompletuar.

GJITHÇKABË­RËS- Edhe për faktin se mesfushori uruguaian mund të bëjë disa role në mesfushë. Në këtë sezon, Rodrigo ka luajtur në të gjitha pozicionet: organizato­r, fantazist dhe mesfushor qendre i majtë dhe i djathtë. Interesant është fakti që ka bërë gjithmonë mirë. Dhe kështu, kur të rikthehen kampionate­t, Sarri mund ta aktivizojë Bentankuri­n si një garanci. Në këtë fund kampionati jonormal, trajneri do të ketë nevojë për të gjithë, edhe për Pjaniçin, i cili pak kohë më parë dukej si një nga lojtarët më të paprekshëm tëJuventus­it. Në fushën e lojës ka treguar se nuk po kalon momentin më të mirë të karrierës së tij.

PA FRIKË- Një tjetër motiv që ka bindur trajnerin Sarri është personalit­eti i uruguaiani­t. Një provë e qartë për të kuptuar këtë është ndeshja kundër Interit në"San Siro". Rodrigo u fut në fushën e lojës në pjesën e dytë (në vend të Khedirës) dhe dha asistin për golin e dytë të Higuainit duke kontribuar në një ndeshje të rëndësishm­e. Bentankur nuk është nga ata lojtarë që i dridhen këmbët. I rritur në stadiumin "Bombonera" (Juventusi e mori në vitin 2017 nga Boka, duke e përfshirë në operacioni­n Teves), i ka bërë mjaft mirë. Arsye të mjaftueshm­e pse Mauricio Sarri ka vendosur t'i japë besim mesfushori­t 22-vjeçar, i cili do të jetë e ardhmja e Juventusit.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania