Panorama Sport (Albania)

“Jemi me të drejtën e Zotit”, Gilman Lika: Ja biseda me Ademin

Kapiteni i Vllaznisë: Na është premtuar shlyerja e katër rrogave

- ADMIR URUÇI

Kapiteni i Vllaznisë, Gilman Lika, në një dalje para mediave pas stërvitjes së djeshme, ka treguar detaje nga takimi në Bashkinë e Shkodrës me kryetaren Voltana Ademi. Sipas tij, drejtuesit kanë premtuar shlyerjen e rrogave për muajt shkurt, mars, prill dhe maj.

Gilman, vendosët që të dilnit në stërvitje pas një takimi që keni pasur me kryetaren e bashkisë .... ? Po, pas atij takimi biseduam edhe me shokët dhe vendosëm për një rikthim në punë. Kemi arritur një marrëveshj­e në shërbim të të gjithëve.

Për çfarë u ra dakord?

Djemtë janë me të drejtën e Zotit në kërkesat e tyre. Kjo u mirëkuptua nga kryetarja e bashkisë dhe unë shpreh mirënjohje­n për këtë. Zonja Ademi na bëri të ditur se para ndeshjes me Flamurtari­n më 3 qershor do të fillohet me dhënien e pagave.

Çfarë u diskutua me Ademin, ka pasur debate?

Ky takim, siç e thashë edhe më parë, ishte në shërbim të klubit Vllaznia. Ne jemi shkodranë dhe të gjithë dëshirojmë që Vllaznia të ecë përpara. Ademi kishte problemati­kat e saj dhe ne u dhamë kohën e duhur të dyja anëve politike që të zgjidhin problemet e tyre. E kam thënë edhe në "Panorama Sport" që kjo çështje duhet të merrte zgjidhje, edhe problemet mes tyre.

Një nga pikat e nxehta është edhe përfundimi i kontratave?

U diskutua edhe kjo pjesë. As ne dhe as klubi vetë nuk di dhe nuk është në dijeni si mund të procedohet pas 31 majit. Kjo pikë është pezull për momentin.

Cilat paga ju janë premtuar?

E rëndësishm­e është që pagesat do të bëhen të plota për katër muajt. Të respektohe­n kontratat. I kemi dhënë kohë edhe Këshillit Bashkiak për të zgjidhur problemet e klubit.

Jeni të gatshëm që qershorin dhe korrikun t'i luani pa parà?

Po, jemi të gatshëm, pasi kontrata jonë është deri në maj. Respektimi i saj është arritja e marrëveshj­es dhe ndërsa dihet që dy muaj që ne kemi qenë pushim, kalojnë për ato dy muaj.

Ka pasur edhe dy pika të tjera, shtëpitë dhe trajtimi ushqimor i lojtarëve jabanxhinj. Çfarë është thënë për ta?

Klubi e ka menduar atë pikë. Për klubin është diçka banale dhe dua të them se ai problem ka marrë një zgjidhje të menjëhersh­me.

Si është gjendja e skuadrës, pasi më 3 qershor duhet të jeni gati?

Ne jemi në luftë me kohën. Këto tri ditë nuk është se kanë ndikuar shumë në mosarritje­n e gjendjes. E kam thënë se kjo kohë është e pamjaftues­hme. Këtë e kam thënë edhe në ditën e parë të stërvitjes, pasi ne kemi zbatuar në maksimum karantinën. Megjithatë, kam folur me djemtë që të bëjmë stërvitje ekstra për të arritur maksimalen.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania