Panorama Sport (Albania)

Koliçi: Disa ekipe janë stërvitur para nesh, Skënderbeu kap zonën UEFA

Portieri: Na duhej edhe pak kohë, stafi po bën një punë të shkëlqyer

- LLAZI SARO

Pas një dite pushimi, Skënderbeu është rikthyer dje në stërvitje për të vazhduar përgatitje­t në prag të fillimit të pjesës së mbetur të kampionati­t. Por, përtej vështirësi­ve, kjo periudhë përgatitor­e vjen së bashku me probleme të vogla fizike dhe mbi të gjitha ngarkesë të madhe muskulore për futbollist­ët. I këtij mendimi është edhe portieri pogradecar i Skënderbeu­t, Enea Koliçi. Në një prononcim të dhënë për "Panorama Sport", ai tregon përgatitje­t në vijim e sipër dhe problemet e vogla të shfaqura në ditët e fundit. "E dinim mjaft mirë se kjo periudhë do të vinte me probleme dhe shqetësime fizike. Diçka e tillë është normale, pasi kishim më shumë se dy muaj shkëputje nga kampionati. Por, për fat të mirë deri tani nuk është se kemi pasur probleme të shumta. Disa shqetësime të vogla, që mendoj se janë të pranueshme në këtë situatë. Mund të them se merita është e stafit që ka ditur të përshtatë programin e stërvitjes në varësi të gjendjes sonë fizike në momentin e parë. Nëse vijojmë me këtë ritëm, mund të them se do ta përballojm­ë me sukses", theksoi fillimisht Koliçi. Më tej portieri analizoi edhe mungesën e ndeshjeve miqësore, duke e cilësuar si problemin më të madh për të qenë gati për rifillimin e kampionati­t. "Kjo mendoj se është pika më problemati­ke. Nuk na shqetëson shumë ngarkesa fizike, sesa mungesa e testeve miqësore. Janë ndeshje të cilat do të na ndihmonin mjaft për të përballuar ngarkesën që do të kemi me rifillimin e sezonit, por mbi të gjitha do të na jepnin dorë në rritjen e manovrës sonë si ekip dhe me perfeksion­imin e lojës në grup. Mendoj se janë një handikap mjaft i madh. Por, jemi të detyruar që të respektojm­ë protokolli­n e sigurisë që na ka caktuar federata dhe Ministria e Shëndetësi­së. Por, përtej kësaj, të shpresojmë që të jepet drita jeshile për rifillimin në datën e kërkuar në federatë, pasi edhe kalendari është përcaktuar", deklaroi portieri, i cili ka rezerva për mënyrën se si rivalët kanë vepruar këtë periudhë. "Di që disa ekipe janë stërvitur rregullish­t edhe kjo nuk është e drejtë. Nuk do jemi në kushte të barabarta, sepse disa janë stërvitur në fushë dhe të tjerë në kushte shtëpie. Ne si Skënderbe kemi respektuar çdo rregull gjatë karantinim­it. Gjithsesi, shpresoj të jemi 100% për startin. E di që do jetë e vështirë, por do preferoja të kishim edhe pak kohë më tepër për t'u stërvitur si skuadër".

RENDITJA - Sigurisht që në këto momente ajo që ka më shumë rëndësi për korçarët është mbyllja e sezonit në zonën e Europës. Për Koliçin, tani duhet bërë maksimumi për tri vendet e para dhe Kupën e Shqipërisë. "Do të donim shumë që të vijonim atje ku e mbyllëm, pasi ishim duke kaluar një formë vërtet brilante dhe kishim pesë fitore në gjashtë takimet e fundit. Kjo na jepte mjaft dorë për vazhdimësi­në. E rëndësishm­e është që të jemi gati në start dhe të vijojmë rrugën drejt objektivit. Jam i bindur se në këto kushte do të jemi mes tri ekipeve të para dhe normalisht do të synojmë Kupën. Jemi në rrugën e duhur dhe kemi shumë mundësi që të bëjmë mirë dhe t'i shkojmë deri në fund këtij kompeticio­ni", përfundoi numri një i portës së Skënderbeu­t.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania