Panorama Sport (Albania)

Menaxheri i Ngo: Presim deri më 31 maj, ndryshe ikën

-

Menaxheri i sulmuesit të Tiranës Majkëll Ngo, Mario Cenolli, është shprehur se sulmuesi mund të mos e mbyllë sezonin me bardheblut­ë, nëse rinovimi i kontratës nuk ndodh deri më 31 maj, kur skadon edhe kontrata e tij. Cenolli në një prononcim të dhënë për "SuperSport", është shprehur se nga informacio­net që ai ka, Rashica nuk do të kalojë te Liverpuli, pasi ai dëshiron të qëndrojë në Gjermani. "Klubet e Premier Ligës dëshirojnë të rinisin më 12 qershor, por sot kam mësuar se ajo datë mund të shtyhet dhe të luhet më 26 qershor, për shkak se disa futbollist­ë nuk janë gati të luajnë. Sipas mendimit tim, mendoj se Premier Liga do të rifillojë nga mesi i qershorit. Për mendimin tim, lojtarët shqiptarë nuk janë ende gati të luajnë në Premier Ligë, më mirë do të ishte të luanin në një kampionat më të vogël. Nga informacio­net që kam unë, Milot Rashica dëshiron të qëndrojë në Gjermani. Nga një miku im te Liverpuli kam mësuar se me shumë mundësi negociatat për Rashicën te Liverpuli nuk do të vazhdojnë. Çmimet në merkato nuk do të jenë më si përpara, ekipet do të përpiqen të gjejnë lojtarë pa kontrata. E ardhmja e Ngosë? Sulmuesit kontrata i mbaron më 31 maj, pas kësaj ai është një lojtar i lirë. Ne po presim drejtuesit e Tiranës që të gjejmë një zgjidhje. Nëse nuk gjejmë edhe në vazhdim, atëherë gjithçka mbyllet me Tiranën. Nëse nuk bëhet diçka deri më 31 maj, atëherë Ngoja nuk e mbyll sezonin me Tiranën. Nëse bardheblut­ë nuk e hedhin atë hapin për të zgjidhur atë ngërçin ekonomik, Majkëlli nuk e mbyll me Tiranën. Unë nuk jam i lumtur për atë që ai ka treguar te Tirana, duke qenë se unë i di aftësitë e tij. Me Granit Xhakën jemi shumë miq. E kam njohur që kur ka mbërritur në Londër, është një djalë fantastik dhe shumë familjar e me këmbë në tokë. Në periudhën kur ndodhi ajo mes Xhakës dhe tifozëve edhe ekipi i Arsenalit nuk po shkonte shumë mirë. Ai është i dashuruar me Arsenalin dhe dëshiron të qëndrojë këtu ku është", u shpreh Cenolli për "SuperSport".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania