Panorama Sport (Albania)

Bundesliga gati për zjarr, spektakli nis nga... nesër

- MAGJIA E JANARIT DORTMUNDI GJASHTË SKUADRA RREZIKOJNË RËNIEN

Sezoni i deritanish­ëm në kampionati­n gjerman ka përfshirë të gjitha skuadrat që luftojnë për të marrë maksimumin. Plot katër ekipet e para janë në garë për të fituar kampionati­n, diferencat në tabelë dhe në fushë janë të pakta, me Bajernin që duket se ka diçka më shumë për të arritur i pari në finish.

Plot gjashtë javë ka skuadra e Hansi Flik që ndodhet në vendin e parë. Para javës së 20-të kampionët kishin arritur të preknin vendin e parë vetëm 1 herë (java 6). Faza e parë e kampionati­t u përkiste skuadrave të tjera, në fillim ishte Lajpcig e më pas Gladbah. Të dyja këto ekipe kishin arritur që me lojën e tyre të linin në hije edhe skuadra të njohura si Borusia Dortmund, Shalke dhe Leverkusen. Në javën e 15-të, skuadra e Julian Nagelsman merr kryesimin, të cilin do ta humbiste vetëm para gjashtë javësh, atëherë kur Bajerni mori komandën. Lajpcig përfitoi nga kriza e bavarezëve, të cilët para dhe pas shkarkimit të Niko Kovaç ishin kthyer në një skuadër e cila mund të mundej lehtë nga cilado, madje dhe në "Allianz Arena", një vend që deri atëherë ishte tabu për të gjitha skuadrat.

Fundi i fazës së parë nuk mund të kishte ardhur në një moment më të mirë për Bajernin që pas kthimit nga Katari ishte një skuadër tjetër nga ajo e fazës së parë. Me lojë të bukur dhe rezultate bindëse, Flik kishte arritur si me magji ta shpërfytyr­onte ekipin për mirë, i cili që para se të ndërpritej kampionati në mars për shkak të pandemisë ishte duke krijuar një shkëptuje nga rivalët. Ndeshja e së dielës ndaj Unionit të Berlinit pritet të konfirmojë edhe njëherë tjetër dominimin e Bajernit në Bundesligë.

Verdhezinj­të ishin në hije për pjesën më të madhe të sezonit. Edhe pse të përforcuar në merkaton e verës, skuadra e Favresë nuk po arrinte dot të hynte në lojën e saj. Në merkaton e dimrit, drejtuesit vendosën të hynin sërish në merkato dhe duke sjellë në Dortmund Emre Xhan nga Juventusi dhe Erling Haland, sulmuesin e talentuar norvegjez, pas të cilit ishte çmendur e gjithë Europa. Rezultatet erdhën menjëherë me verdhezinj­të që parakaluan Lajpcigun dhe tani 3 javë nga përballja direkte me Bajernin janë vetëm 4 pikë larg tyre. Ëndrra për titull vazhdon.

Që një kampionat të jetë interesant dhe i luftuar deri në fund, duhet që skuadrat të mos ndodhen në pozicione komode për të mos humbur sensin e garës. Në Bundesligë, ajo që pritet të ndodhë këtë fundjavë ia vlen për t'u parë. Teksa vëmendja është më e madhe në majën e klasifikim­it, në zonën e ftohtë, lufta mbetet po aq interesant­e me 6 skuadra që rrezikojnë rënien. Union Berlin që do të presë Bajernin të dielën është vetëm 8 pikë larg vendit të 16të, aty ku momentalis­ht renditet Dyseldorfi. Por skuadra si Frankfurti, Verder Bremen, Herta e Berlinit, Augsburgut dhe Maincit, do të kërkojnë gjithashtu që të shmangin ndeshjet e "play off"-it. Një gjë është e sigurt, miliona tifozë anembanë botës nuk do të zhgënjehen me spektaklin e garantuar në skenën gjermane.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania