Panorama Sport (Albania)

"Kemi nevojë për tifozët, ja si e fitojmë"

-

Zinedin Zidan kërkon ndihmë nga tifozët për ta fituar ndeshjen e sotme kundër Barcelonës. Numri një i Realit e di recetën dhe thotë se mund të dalin nga ky moment i vështirë.

Receta- "Zemër, tru dhe bashkim. Duhet të japim shpirtin në fushën e lojës. Do të luajmë një ndeshje futbolli mjaft të bukur".

Mbledhja- "Unë flas me futbollist­ët gjithmonë. Kur gjërat nuk shkojnë në fushën e lojës, atëherë duhet që të reagojmë sa më shpejt".

Golat- "Nuk jam aspak i shqetësuar, sepse për 4 muaj kemi arritur t'i fitojmë ndeshjet edhe pa Hazardin. Nuk më pëlqen që është i dëmtuar, por ne kemi fituar. Na duhet vendosmëri".

Kros- "Kur një ekip humbet, atëherë gjendet gjithmonë diçka për të bërë polemika. Toni është një nga lojtarët që luan gjithmonë, por nuk mund të themi se e humbëm ndeshjen për faktin se ai nuk luajti. Janë gjëra që ndodhin në një moment të caktuar".

Rezultatet- "Jemi në një moment delikat në shtëpinë tonë, sepse nuk kemi fituar në stadiumin tonë në 3 ndeshjet e fundit. Por kush e kupton futbollin, e di që këto gjëra ndodhin. Na duhet të mendojmë pozitivish­t, të mos dëgjojmë ato që thonë të tjerët. Kemi nevojë për tifozët tanë nga minuta e parë deri në të fundit".

Setien- "Për ne, të gjitha ndeshjet janë shumë të rëndësishm­e dhe jetike. Nuk është vetëm ndeshja e sotme kundër Barcelonës".

Mesi- "E dimë rëndësinë që ka Leo Mesi në një skuadër. Ai është një lojtar shumë i rëndësishë­m për Barcelonën, por edhe të tjerët janë shumë të mirë. Ne nuk duhet të mendojmë se çfarë bën Barcelona, por çfarë do të bëjmë vet".

E ardhmja- "Ajo që më intereson është të vazhdojmë të bëjmë atë që kemi nisur. Për të ardhmen time, pyesni të tjerët. Të gjithë e dinë se në çdo kompeticio­n do të ketë një fitues dhe do të tentojmë të jemi ne".

Nervoz- "Nuk më bën asgjë nervoz. Unë shijoj momentin që po kaloj, por edhe të gjithë situatën. Dua të shoh njerëzit shumë të përfshirë".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania