Panorama Sport (Albania)

Pogradeci, në krye me “manita”

Liqenorët tani kryesojnë të shkëputur nga Apolonia. Përmirësoj­në edhe golavarazh­in

- ROMEO XINXIFI

Pogradeci është i vetëm në krye. Liqenorët kanë mundur thellë Turbinën dhe kanë përfituar nga barazimi i Apolonisë në Orikum. Pogradecar­ët tashmë janë kandidatët kryesorë për kalimin në Superiore dhe realisht po shijojnë atë që kanë besuar se do të bëjnë që në fillim. Tani presin qetësisht fazën e tretë, me një gjendje psikologji­ke mjaft të mirë. Ndeshja me Turbinën është luajtur pa praninë e sportdashë­sve, pasi Pogradeci është dënuar me 5 javë pa spektatorë nga Disiplina. Pjesë e liqenorëve është tashmë edhe shënuesi më i mirë i Kategorisë së Parë, Artion Alillari, i ngjitur në kuotën e 11 golave me dopietën e djeshme.

NDESHJA – Me fillimin e lojës, dominimi i pogradecar­ëve është i dukshëm. Ata e zhvendosin lojën në gjysmëfush­ën kundërshta­re, ndërsa Turbina ngjeshet në mbrojtje. Alillari dhe Berberi humbin rastet e para, por rrugën e rrjetës e gjen Liçkollari në minutën e 8-të, kur pas një topi të larguar jashtë zone ai gjuan në gjysmëlart­ësi dhe kalon të tijtë në avantazh. Më pas vendësit e ulin ritmin, por qetësinë e tyre për një moment e prish MekNamara, i cili shënon golin e barazimit. Një top të harkuar nga këndorja, mbrojtja nuk largon si duhet dhe lojtari i Turbinës gjuan fort dhe shënon. Liqenorët kujtohen

se futbolli është i paparashik­ueshëm dhe krijojnë një mori rastesh për minuta me radhë, për të ardhur në minutën e 30-të, kur Shkullaku shënon golin e dytë me një gjuajtje nga jashtë zonës. Pjesa e dytë fillon mjaft e shpejtë dhe Santiago gjuan fort

drejt portës së Dramollit, i cili devijon në këndore. Shfaqet rrezikshëm Topllari, por Laroshi këtë herë devijon me vështirësi. Jahaj do të tentojë nga një goditje standarde, topi kalon mbi traversë. Në minutën e 55-të, nga një goditje dënimi Jahaj me zgjuarsi gjen të zbuluar

Topllarin dhe ky i fundit e kalon topin mbi kokën e portierit cërrikas për ta çuar në rrjetë. Alillari do të gjuajë në minutën e 70-të, por vetëm rrjetë e jashtme. Në fundin e ndeshjes ky futbollist bën gjithçka vetë, kalon mbrojtësit miq dhe realizon golin e 4-t. Në shtesë ai shënon edhe golin e pestë për Pogradeci dhe të fundit për këtë ndeshje. Pogradeci kthehet kështu në pozicionin që ka mbajtur për javë me radhë në Grupin B. Këtë herë u duhet ta ruajnë me më shumë fanatizëm vendin e parë për të qenë ata ekipi që ngjitet direkt në Superiore.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania