Panorama Sport (Albania)

Armando Mezini protagonis­t, Lushnja kthehet te fitorja

Verdhejesh­ilët rikuperojn­ë diçka me 3 pikët e marra ndaj Ilirisë

- PJESA E PARË PJESA E DYTË Alban Alushi

Lushnja rikthehet te fitorja pas dy javësh, duke mundur 3-2 Ilirinë në stadiumin “Roza Haxhiu”. Një dygolësh i sulmuesit Armando Mezini në pjesën e parë dhe një gol i shënuar nga peqinasi Klejdis Branica në fillimet e së dytës i dhuruan tri pikë skuadrës së drejtuar nga trajneri Gjyla. Barazimi i përkohshëm i Denis Xhaferrit dhe goli spektakola­r i Ledjon Xhymertit vetëm sa i japin kurajë Ilirisë që përgatitet për fazën e tretë me synim mbijetesën. Lushnjarët nga ana tjetër pretendojn­ë Superioren dhe me këtë fitore kanë rikuperuar diçka në tabelë, -2 nga Apolonia dhe -4 nga Pogradeci.

– Atmosferë e vakët në “Roza Haxhiu”, vetëm 300 shikues për të parë sfidën Lushnja-Iliria. Takimi nis me gol, teksa në minutën e 9-të Mone kroson nga këndi dhe Mezini godet bukur me kokë, duke e çuar

topin në rrjetë. Pas avantazhit lushnjarët kontrolloj­në lojën me qetësi, por në minutën e 30-të Iliria barazon rezultatin. Pas një goditjeje të Doçit, portieri Haremi nuk e kontrollon topin dhe Xhaferri e shtyn sferën në rrjetë. Kundërpërg­jigjja e Lushnjës është e menjëhersh­me dhe protagonis­t është sërish Mezini, i cili me një goditje të saktë brenda zonës i rikthen avantazhin Lushnjës, duke shënuar golin e dytë.

– Lushnjarët shënojnë golin e tretë pas një goditjeje dënimi në krahun e djathtë të sulmit. Mone kroson bukur, Branica devijon saktë me kokë dhe 3-1. Në minutën e 66të është Magani që kërkon të surprizojë portierin Shera, por goditja e peqinasit nga rreth 40 m përfundon jashtë. Ndeshja rihapet në minutën e 74-t, kur Xhymerti i shpëton mbulimit të Nakos dhe godet bukur, duke shënuar në trekëndësh­in e djathtë të Haremit. Një gol spektakola­r që e zbukuron ndeshjen. Loja është e hapur dhe argëton të pranishmit. Në minutën e 79-të Magani kroson nga e djathta, kapiteni

Canka kthen bukur me roveshiatë, por pak cm larg shtyllës së djathtë të Sherës. Një aksion spektakola­r që ngre në këmbë të gjithë publikun. Rezultati nuk ndryshon dhe Lushnja fiton 32. Tani përgatitet për fazën e tretë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania