Panorama Sport (Albania)

“El Clasico”, Ramos-Mesi paralajmër­ojnë shkëndija

Madrilenët duan ringritjen, Setien me sytë nga Mesi

- Përgatiti: GENTJAN ALINANI

Sot në mbrëmje, në orën 21:00, bota do të hedhë sytë nga "Santiago Bernabeu". Luhet ndeshja e madhe "klasike" mes Realit të Madridit dhe Barcelonës, dy ekipeve gjigante të futbollit spanjoll që kanë një impakt botëror. Real MadridBarc­elona zbresin në fushën e lojës me një avantazh të vogël për katalanasi­t, vetëm 2 pikë më shumë se madrilenët. Luhet për kreun e klasifikim­it, por mbi të gjitha për titullin kampion në Spanjë. Barazia e madhe mes dy skuadrave nuk vihet re vetëm në renditjen e këtij sezoni, por edhe në rrugëtimin që kanë pasur dy skuadrat që nga 26 marsi i vitit 1916 deri më sot. Që nga ajo datë janë luajtur 243 ndeshje dhe avantazhin këtu e kanë sërish katalanasi­t (96-95). Ata numërojnë një fitore më shumë në "El Clasico" kundër Realit. Barcelona e ka marrë avantazhin në dekadën e fundit. Kjo balancë bën që ndeshja mes Barcelonës dhe Realit të Madridit të jetë një nga më të barabartat për nga rëndësia në futbollin botëror.

AFROHET BRAZILI

Nëse analizojmë dhe krahasojmë përballjet e mëdha të futbollit botëror, do të kuptojmë se vetëm njëra prej tyre i afrohet "El Clasico"-s për nga baraspesha. Bëhet fjalë për duelin brazilian mes Korinthias­it dhe Flamengos, që kanë bilancin 53-55 në 138 ndeshjet e luajtura mes tyre. Derbi i Italisë mes Juventusit dhe Interit ka një diferencë të madhe në fitoret në favor të bardhezinj­ve, 101 me 71. Në Angli, Mançester Junajtid dominon sfidën me Liverpulin, 80 me 67. Klasikja e madhe argjentina­se mes Riverit dhe Bokës është 89-93 për këta të fundit, ndërsa në Portugali dominon Porto kundër Benfikës me 95-88. Ndërkohë, derbi i kryeqyteti­t shqiptar mes Partizanit dhe Tiranës është në favor të të kuqve me 66 fitore, 48 barazime dhe 42 fitore për bardheblut­ë.

BALANCË

Nuk do të jetë vendimtare, sepse pas "El Clasico"-s do të luhen edhe 12 ndeshje të tjera në kampionat, por sigurisht që kjo sfidë vlen gjysmën e titullit. Reali dhe Barcelona kanë nga 72 fitore secila në historinë e kampionati­t span

joll (përveç 35 barazimeve). Skuadra që do të fitojë, do të prishë balancat. Balancat e mëdha në kampionat janë edhe për sa u përket golave. "Los Blancos" kanë shënuar 286 gola, ndërsa blaugranët 288 gola. Situata më e ekuilibrua­r është edhe te bilanci mes dy trajnerëve, Zinedin Zidan dhe Kike Setien. Ata janë përballur 6 herë me njëri-tjetrin dhe kanë nga 2 fitore secili dhe 2 barazime.

MOMENT DELIKAT

Nuk është momenti për të vendosur shkopinjtë nën rrota

për asnjë nga skuadrat, por Reali duket në situatë më negative. Ishte tri pikë përpara Barcelonës, por pastaj barazoi dhe humbi një tjetër sfidë, duke lënë kreun e klasifikim­it. Për më tepër, skuadra e Zinedin Zidanit humbi kundër Mançester Sitit në Ligën e Kampionëve dhe është eliminuar nga Kupa e Mbretit. Presioni për Zidanin dhe të besuarit e tij është maksimal. Duhet patjetër ta fitojnë këtë ndeshje delikate, në mënyrë që të dalin nga kriza që i ka përfshirë.

BARÇA SHEH MESIN

Nuk është më e mirë situata as në kampin katalanas, por thjesht ka ndryshuar për momentin. Leo Mesi me shokë kanë qenë në krizë, por ai u zgjua në ndeshjen e fundit dhe me 4 golat e tij ngjiti Barcelonën në krye të kampionati­t. Ai është golashënue­si më i mirë i ndeshjes "El Clasico" dhe në "Bernabeu" di mjaft mirë se si të shënojë. Kike Setien i ka sytë nga "Pleshti", në mënyrë që t'i japë një goditje fatale Realit të Madridit, e cila do të ishte edhe për kampionati­n spanjoll.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania