Panorama Sport (Albania)

Mbape, futbolli nuk është tenis dhe Zizu s'është Tuhel

-

Të mohosh faktin që Kilië Mbape është lojtari më i dëshiruar aktual në merkaton e futbollit do të ishte një gomarllëk. Ky djalosh ka gjithçka që kërkon trajneri, klubi dhe tifozët. Le ta nisim nga mosha e tij, vazhdojmë me potenciali­n që ka, pastaj flasim për magjinë, shpejtësin­ë, golat dhe mbi të gjitha që e nderon fanellën që mban veshur. Por gjithashtu është edhe një lojtar që bën gjeste jo të mira. Nuk është hera e parë që e bën këtë gjë. Ngjarja e shëmtuar që bëri këtë fundjavë ma humbi durimin dhe vendosa që të shkruaj diçka. Trajneri Tuhel vendosi ta ulte në stol pasi skuadra e tij e siguroi ndeshjen dhe Mbape kishte shënuar një gol. Aty u rebelua dhe nuk i pëlqeu vendimi i trajnerit. Ndoshta, Mbape nuk e njeh mirë trajnerin Zinedin Zidan. Ky i fundit nuk i pëlqen aspak këto gjëra dhe duhet të bëjë kujdes. Madhështia e një lojtari duket edhe në këto veprime, në autoriteti­n dhe dëshirën për të formuar grup, në vullnetin për t'i lënë vendin shokut në mënyrë që të pëlqehet kolektivja. Një lojtari, edhe pse mund të jetë më i miri në botë, nuk mund t'i japësh arsye pse e zëvendëson. Ai gjithashtu ka detyrën që ta pranojë vendimin dhe pikë. Futbolli është një lojë kolektive dhe një sulmues duhet ta kuptojë që golat e tij vijnë sepse dikush pas shpine ka rrëmbyer topin dhe ia ka pasuar. Tenisi është një sport i bukur dhe spektakola­r ku aty gjithçka e ka në dorë individi. Kështu që Mbape bën mirë ta kuptojë çfarë do të thotë futboll. Mbape, je shumë i mirë, shumë i mirë, por më lejo të jap një këshillë: Nëse do të bëhesh më i miri në botë, lëri veprimet si në fëmijëri. Nëse një ditë do të jesh në një skuadër tjetër, do ta kuptosh që bëre gabim, por durimi dhe sjellja e trajnerit Tuhel nuk duhet marrë si një pikë e dobët për të. Ti e ke mundësinë. Përfito nga talenti dhe bëje me seriozitet. Por mendo që futbolli nuk është talent, por një sport kolektiv. Duhet ta mbrosh fanellën që mban veshur, sepse ai është institucio­n dhe me apo pa ty do të vazhdojë të jetë. Sepse ka tifozët. Je i madh, por askush nuk është i paprekshëm, as kur quhesh Kilië Mbape!

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania