Panorama Sport (Albania)

Lëv mbush 60 vjeç: Fitoj sërish me Gjermaninë

- Si ndiheni tani 60 vjeç?

Joakim Lëv festoi dje 60-vjetorin e lindjes. Trajneri i kombëtares gjermane ka pasur një javë të mbushur me intervista ku sigurisht më e pikasura ka qenë ajo në "Bild". Aty trajneri i "Pancerave" tregoi se mund të rikthente në skuadër dyshen e larguar një vit më parë, Myler-Humels. Por, vetëm një ditë pas deklaratës, Lëv konfirmoi për "Kicker" të njëjtën gjë. Më pas tekniku gjerman u shpreh se ëndërronte të fitonte edhe një titull të rëndësishë­m me Gjermaninë përpara se të largohej.

Është një ndjenjë e çuditshme, nuk e besoj se kam arritur këtë shifër në jetë. Brenda meje jam ende një djalosh i ri që punon me pasion dhe dëshirë të madhe. Gjithsesi, është një privilegj të arrish këtë moshë, po mundohem ta shijoj çdo ditë të jetës sime, pa parë numrat. Në intervistë­n e fundit për "Bild" thatë se mund ta mendonit një rikthim të Myler-Humels. Vazhdoni ta keni këtë mendim?

Nuk ka ndryshuar shumë mendimi im para dy ditësh. Nëse lojtarët do të jenë në formë dhe do të tregojnë se sa të rëndësishë­m janë për skuadrat e tyre, dera e kombëtares do të jetë gjithmonë e hapur për ta dhe për këdo. Ata nuk janë përjashtua­r përjetë, por bindja ime ka qenë se ata nuk ishin të përshtatsh­ëm për skuadrën, por situata ka ndryshuar.

Ishit pranë largimit nga kombëtarja pas Botërorit. Çfarë ndryshoi?

Zhgënjimi ishte i madh te të gjithë ne. Tifozët meritonin diçka më shumë dhe ne i lamë në baltë. Sigurisht që mendon edhe të largohesh, por drejtuesit e federatës ishin të mendimit për të vazhduar sërish, brenda meje kërkoja që të bëja gjithçka nga e para. Në fund vendosa që të qëndroja dhe ta dërgoja skuadrën aty ku i takon, në majë.

Është Europiani i verës një mundësi për ta bërë këtë gjë?

Është një kompeticio­n i rëndësishë­m. Nuk fitojmë një Europian që nga viti 1996. Kualiteti që kemi në skuadër është i madh dhe nëse luajmë për një qëllim, jam i bindur që mund të shkojmë larg. Por, duhet të tregohemi realistë pasi në grup do të përballemi me dy skuadrat më të mira për momentin, Francën dhe Portugalin­ë. Nuk mund t'ju premtoj asgjë, por do të bëj gjithçka që kam për të bërë edhe një herë krenar çdo tifoz gjerman.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania