Panorama Sport (Albania)

Grintë e tani edhe asiste, Konte shijon një super-Barela

-

Marko Tardeli e pagëzoi, duke thënë se pasqyrohet tek ai. Dhe nuk konsideroh­et më habi: Nikolo Barela është "kali" që shkon gjithmonë deri në fund, që nuk tradhton as kur situata është e ndërlikuar dhe skuadra pëson rëniet e zakonshme. Ku e vendos, atje qëndron. Ku e vendos, ai zgjidh probleme. Udineze është konfirmimi i fundit. E kush e kujton më dëmtimin? Pak "regjisor", pak fantasist, golit në Kupën e Italisë të dielën i shtoi edhe topin për Lukakun që zhbllokoi ndeshjen dhe liroi Interin nga makthi i barazimeve. Një ditë, gjatë një interviste, mesfushori u kujtoi mediave italiane se nuk e njeh veten në fushë, që është i padurueshë­m. Megjithatë, shtoi edhe se me Juventusin do të kishte qenë një duel me armë të barabarta dhe që Interi ka vendosur në kokë të ngushtojë diferencat. E morën thuajse për mendjemadh. Katër muaj më pas, historia po shkon pikërisht ashtu siç e kishte menduar ai. NJË SFIDË THËRRET TJETRËN Konte lë kokën pas tij dhe po e ndryshon. Në fillim të sezonit tha: "Nikolo mund të luajë vetëm prapa sulmuesve, jo përpara mbrojtjes si Brozoviç apo Sensi". Ishte fillimi i shtatorit. Barela është rritur edhe në këtë aspekt. Në Udine luajti pikërisht përpara mbrojtjes: i takonte atij puna e parë e "regjisorit", përveçse si "gardian" prapa shpatullav­e të Eriksenit. Dhe e kreu mirë detyrën, duke drejtuar shokët e skuadrës përtej "furtunës", përtej shkëndijav­e të Fofanasë dhe De Paulit. Ka një problem me kartonë e verdhë, sigurisht: me atë të Udines jemi në kuotën shtatë, mesatarish­t nuk përfundon dy ndeshje pa u ndëshkuar me të verdhë. Ndër të tjera, ai vetë është cilësuar i padurueshë­m. Por problemet, në fund, janë më shumë për kundërshta­rët. Nga merkato nuk erdhi Vidal, Konte do të kishte dashur kilianin pikërisht për të mos i ngarkuar një peshë të tepërt Barelës gjatë sezonit. Nikolo është unik për nga karakteris­tikat në skuadrën zikaltër, nuk ka një të ngjashme. Dhe tani është gati të marrë mbi vete edhe këtë përgjegjës­i. Sfida e radhës për të është në horizont. Trajneri i kërkon më shumë gola, të provojë më shumë konkluzion­in, të jetë më shumë prezent në fazën realizuese. Ndërkohë, në dy ndeshjet e fundit, ka regjistrua­r një gol dhe një asist.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania