Panorama Sport (Albania)

Teuta akuzon Ngonë, Tirana: Racizëm, Racizëm, FSHF FSHF t’i t’i dënojë dënojë

Çyrbja reagon pas të kuqit: Kale një aktor, por arbitri e besoi

- Rastet ZAMIR QYPI Reagimi i Teutës

Tirana fitoi ndaj Teutës duke e përmbysur me dy gola në pjesën e parë, por një episod i shumë diskutuar në këtë ndeshje ishte ai i largimit me karton të kuq të Arbër Çyrbes në minutën e 43-të. Mirëpo, dje, një ditë pas ndeshjes së luajtur në kryeqytet, skuadra e Teutës ka bërë një reagim duke përdorur edhe terma racizmi dhe konotacion­e racore kundrejt sulmuesit të Tiranës, Majkëll Ngo. Në qëndrimin zyrtar të klubit durrsak, lojtari anglez i kryeqyteta­sve konsideroh­et "monstër" si dhe evidentohe­n edhe rastet, të cilat, sipas Teutës, nuk janë ndëshkuar nga gjyqtari, edhe pse sulmuesi në fjalë ka dëmtuar 3 futbollist­ë të skuadrës mike.

Me një postim në faqen zyrtare në rrjetin social "Facebook", Teuta me një anë të një reagimi ka sulmuar Majkëll Ngonë, sulmuesin e Tiranës duke shkruar: "KF Teuta dhe tifozët janë shumë të irrituar për veprimet e lojtarit me ngjyrë të Tiranës, Michael Ngoo (Majkëll Ngo), i cili me goditjet e tij me bërryl u ka shkaktuar fraktura tre lojtarëve tanë. U bëjmë me dije komisionev­e pranë FSHF-së, që të shikojnë pamjet filmike dhe të marrin masa për këtë lojtar monstër në fushë, që i ka të përsëritur­a këto gjeste. Gjithashtu, u bëjmë thirrje arbitrave, që ta kenë më shumë në vëmendje këtë lojtar me ato gjeste të shëmtuara me dashje në fushë. Zyra për shtyp, KF Teuta".

Gazeta "Panorama Sport", me burime pranë klubit të Teutës, ka zbuluar se për çfarë rastesh bëhet fjalë nga ndeshja ndaj Tiranës, e luajtur të dielën në stadiumin "Air Albania". Fillimisht, në klubin durrsak pretendohe­t një rast i minutës së 48-të. Bëhet fjalë për një goditje në kavilje ndaj Vilës. Sipas asaj që bëhet me dije në klub, edhe pse goditja i ka shkaktuar dëmtime lojtarit të Teutës, sërish është kaluar pa ndëshkim me karton. Momenti i dytë i pretenduar nga skuadra mike e ndeshjes së të dielës në "Air Albania", është ai i minutës së 65-të. Sipas klubit durrsak, bëhet fjalë për një moment kur Ngo godet me bërryl në nofull Rustem Hoxhën, por edhe pse ve

primi ndodh para syve të arbitrit, sërish ka kaluar pa ndëshkim. I treti rast i pretenduar nga Teuta është ai i minutës së 72-të për një goditje me bërryl ndaj Herjliçit, për të cilën u desh fashimi i lojtarit në hundë, por sërish është kaluar pa ndëshkim.

 ??  ?? Majkëll Ngo, pas shënimit të golit të barazimit ndaj Teutës
Majkëll Ngo, pas shënimit të golit të barazimit ndaj Teutës
 ??  ?? Faksimile e reagimit zyrtar të Teutës
Faksimile e reagimit zyrtar të Teutës

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania