Panorama Sport (Albania)

Mateus: Ky Bajern është për Champions

-

Për Lotar Mateusin skuadra e Hansi Flikut është në rrugën e duhur drejt suksesit jo vetëm në kampionat, por edhe në Europë. Në një intervistë për "Sky", ish-kapiteni i Bajernit dhe kombëtares gjermane tha se nëse skuadra vazhdon me këto ritme, do të shkojë shumë larg. "Kam ndjekur me vëmendje dy sfidat e fundit të Bajernit. Fitorja në Berlin, edhe pse erdhi vetëm në pjesën e dytë, më la një shije të mirë. Por prapë isha skeptik pasi mendova se ishte vetëm një rastësi, kjo jo pse mungon cilësia në skuadër", tha Matues që vazhdon më tej. "Prisja një Shalke që do të rezistonte në "Allianz Arena", por skuadra e Flikut bëri një ndeshje të madhe duke kërkuar nga minuta e parë fitoren. Bajerni ishte i papërmbajt­shëm dhe kjo më bëri të mendoj se titulli edhe këtë sezon do të shkojë në Mynih. Lojtarët janë në harmoni të plotë me njëri-tjetrin dhe kjo është merita e trajnerit. Nëse vazhdojnë me këtë formë, atëherë shoh një ekip që do të shkojë larg edhe në Champions, pse jo, edhe ta fitojë atë". Ish-kapiteni në vitet '90 sheh Dortmundin si rival kryesor për titull edhe pse mendon që Lajpcig nuk mbetet prapa. "Do të jetë një luftë e ashpër deri në fund. Edhe pse bavarezët kanë diçka më shumë, Borusia nuk mbetet prapa. Mendoj se gjithçka do të zgjidhet në ndeshjet direkte midis tri ekipeve të para. Lajpcigu bëri një hap fals në Frankfurt, por kjo nuk do të thotë asgjë. Mënyra se si ata punojnë është fenomenale. E njoh këtë gjë nga koha kur punoja në Salcburg, mentalitet­i është i njëjtë më atë të Lajpcigut. Ata blejnë lojtarë të rinj dhe të talentuar të cilët në të ardhmen mund të bëhen dikushi. Nëse janë për titull? Është ende herët për të folur për ta", tha Lotar.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania