Panorama Sport (Albania)

Ançeloti s'e preferonte, menaxheri i Hysajt: Gatuzo do rinovimin, presim vetëm... Napolin

Trajneri vlerëson shqiptarin, akordi përpara fundit të sezonit

-

Paraqitjet e Elseid Hysajt te Napoli kanë ardhur në rritje, sidomos pas largimit të Karlo Ançelotit nga skuadra e Jugut të Italisë. Lidhur me situatën ka folur menaxheri i futbollist­it. Në një intervistë për "Radio Marte", Mario Xhufredi bëri me dije se Hysaj ka rilindur nën drejtimin e Gatuzos, duke treguar vlerat e tij edhe në fitoren e djeshme 2-1 kundër kampionëve të Italisë Juventusit.

Në lidhje me afatin e zgjatjes së kontratës së 25-vjeçarit me Napolin, Xhufredi thekson se çdo gjë do të vendoset në fund të muajit të ardhshëm dhe nëse nuk arrihet rezultati i dëshiruar, Hysaj do të largohet nga Napoli pas përfundimi­t të sezonit. "Me Gatuzon Hysaj ka fituar besim dhe po shpreh veten e tij në nivelin e duhur. Ai tregoi dje se çfarë ishte në gjendje të bënte kundër mentorit të tij Mauricio Sarri. Gatuzo ka dhënë pëlqimin për rinovimin e kontratës dhe për këtë çështje po diskutojmë aktualisht. Pritet që çdo gjë të zgjidhet në fund të shkurtit. Nëse ia dalim, rinovimi do të vijë, nëse jo, Hysaj do të shitet në qershor", u shpreh agjenti i kapitenit të Shqipërisë. Disa ditë më parë, ai deklaroi sërish se nëse Napoli nuk pranon të rinovojë kontratën e Hysajt, atëherë "divorci" me napolitanë­t është i pashmangsh­ëm. Nga intervista kuptohen edhe thumbat kundër tashmë ishtrajner­it të Napolit, Ançeloti. Mario Xhufredi ka shtuar dozën në fund të fjalës së tij duke deklaruar: "Ndaj Juves Elseidi konfirmoi vlerat e tij dhe tregoi se shumë njerëz janë nxituar në kritikat e tyre. Edhe Roberto Mançini e ka vlerësuar. Forcën e tij ai po e tregon me Gatuzon, me të cilin ka ndërtuar një raport të afërt. Tashmë trajneri mund edhe ta ulë në stol, por me këto ndeshje Hysaj tregoi se nuk ishte ai problemi, por zgjedhjet e Ançelotit".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania