Panorama Sport (Albania)

Hoxha Hoxha dhe dhe Belica: Belica: Nuk Nuk ishte ishte gol gol

Mbrojtësi nuk ka dyshime: Jam i sigurt që “sfera” nuk e kaloi vijën, arbitrat bënë çfarë deshën

- ILIR CARA

Partizanit nuk i del e keqja me gjykimin, ku sikur të mos i mjaftonin mungesat e shumta, edhe goli i humbjes erdhi mes polemikash të shumta. Pyetja që mbetet pa zgjidhje në mungesë të pamjeve ishte e kaloi apo jo topi vijën fatale. Në kampin e kuq janë të sigurt që topi i larguar nga Belica nuk e kishte kaluar vijën fatale dhe pas ndeshjes thuajse të gjithë, duke filluar nga drejtori Rama, ishin me telefona në duar duke parë videon e golit të pësuar dhe foto të ndryshme. Fatin e golit të Kristal Abazajt e vendosi arbitri i linjës, Klodian Shahi, që ishte pranë portës, pasi kryesori Hamiti dhe anësori Myftari nuk ishin të sigurt. Te Partizani janë të sigurt që topi nuk e ka kaluar vijën fatale dhe dy nga protagonis­tët e kampionëve e pranuan këtë gjë për “Panorama Sport”. Portieri Alban Hoxha, për dyshimet mbi golin u shpreh: “Për mua nuk ishte gol, jo se më intereson, por ashtu ishte. Pamjen e kisha të kufizuar, por me aq sa pashë kur ktheva kokën pas gjuajtjes së Abazajt, topi u largua nga Belica pa kaluar vijën. Këtë gjë ma përforcuan edhe pamjet dhe një foto që pashë pas ndeshjes”. Ndërsa Egzon Belica, personi i përfshirë në largimin e topit, i nervozuar, për “Panorama Sport” pas ndeshjes shkurtimis­ht u shpreh për gazetën: “Jam i sigurt që topin e kam larguar pa kaluar vijën. Arbitrat bënë çfarë deshën dhe akorduan gol. Ata vendosën, jo se ishte gol”. Ndërsa trajneri Sormani nuk ka dashur të merret me rastin e dyshimtë, por me gabimin në humbjen e topit që solli edhe golin e pësuar.

 ??  ?? Belica në përpjekje për të larguar topin
Belica në përpjekje për të larguar topin

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania