Panorama Sport (Albania)

Tirana me “pesë yje”, shfryn Luftëtari: Arbitër bastard

Shpërthen presidenti Halilaj: Me gjyqtarin Kola do merrem personalis­ht

- OLSI AVDIAJ

Tirana mund Luftë tarin 5-1, në një ndeshje pa histori, ndërsa gjirokastr­itët mallkojnë gjykimin e Klajdi Kolës për një penallti inekzisten­te në fushën e lojës. Mbyllet pa histori java e 19-të e Kategorisë Superiore për Tiranën. Kobina, Ngo, Batha e Muçi shkatërroj­në një Luftëtar që, veç halleve, i bie në qafë edhe gjyqtari. Gjithsesi, Tirana shkëlqen dhe ia del jo vetëm të jetë e parezistue­shme para portës, por të fitojë me pesë gola, pas më shumë se tetë vitesh. Vendi i dytë dhe ëndrra për titull është akoma më e madhe.

NDESHJA – Takimi nis me një pankartë për të prekurit nga tërmeti në Turqi. Te Tirana formacioni vinte me surpriza, ku Vangjeli ishte në stol pas sëmundjes dhe serumeve, ndërsa Muçi ishte preferuar në vend të Torasës. Takimi nis me një rast të miqve, por që nuk materializ­ohet në gol. Në minutën e pestë, Çela merr krahun, çon topin te Oshafi dhe ky i fundit te Lika. Mesfushori fut sferën në qendër dhe aty po Çela, gabon ta çojë topin në rrjetë. Dhjetë minuta më vonë, në daljen e parë serioze të Tiranës, vjen goli. Ngo i jep një top Kobinës që merr krahun e djathtë dhe për çudi nuk ndalet nga askush, shkon te porta, godet dhe 1-0. Bardheblut­ë nuk përmbahen dhe 60 sekonda më vonë, Çelhaka pason te Muçi, i cili rrotullohe­t, godet menjëherë, por grushton portieri Qyrani. Nuk ka mbaruar ofensiva e bardhebluv­e, sepse në minutën e 17-të, Batha shënon golin e dytë për Tiranën. Kale pason nga e djathta në të majtë, aty Batha me të parën çon topin në rrjetë. 2-0 dhe Tirana merr kontrollin e lojës, ndërsa miqtë vuajnë golat, ndonëse luajnë mirë. Pas një boshllëku 20minutësh është Majkëll Ngo që çon në tre golat e shënuar. Anglezi merr një top nga mesfusha, kthehet, godet dhe topi ndalet në rrjetë. Pjesa e parë shënon edhe një rast të Muçit që gabon të shënojë para Qyranit.

Pjesa e dytë nis me ndërrime nga dy ekipet, ndërsa Hoxhallari largohet që të mos dalë me të kuqe. Gjithsesi, është Luftëtari nëntë minuta pas rinisjes së lojës që shkurton diferencën me Çelën, i cili shënon një supergol. Pas i Hysenit majtas për Çelën që stopon topin, ndërron këmbën, gjuan dhe 3-1. Në minutën e 60-të, Kobina hedh një top në qendër për Ngonë e Muçin, por asnjëri nuk arrin të godasë topin.

Një minutë më vonë, Lika kalon djathtas Ismajlgeci­n, fut një top në qendër, por Lika grushton topin, duke i hequr një mundësi të artë Oshafit të shënojë gol. Ndeshjen e vendos gjyqtari Klajdi Kola, jep një penallti për pengim në zonë të Ngosë nga ana e Qyranit. Protesta të gjirokastr­itëve, sepse ata mendojnë se penalltia nuk ishte, ndërsa ekzekutimi­n e merr përsipër Muçi që nuk gabon dhe i çon shifrat në 4-1. Më pas është vetëm shou i Tiranës që mund të shënojë gola pa fund, ashtu si edhe Luftëtari që shkon shpesh pranë portës. Skemat prishen, ndërsa në minutën e 72-të, Ngo ka një rast ideal për të çuar në pesë golat e shënuar, por gjuajtja e tij bllokohet nga Qyrani. Shou i Tiranës nuk ka mbaruar, sepse 15 minuta nga fundi, vjen goli tjetër i Tiranës që çon shifrat në pesë. Është Batha, që pas një pasi të Ngosë, godet nga 30 metra, duke shënuar golin e dytë personal. Deri në fund të lojës, ka raste të tjera nga Tirana, por gjithsesi, edhe me pesë gola mjafton fitorja. Tirana, kështu, ia del të mundë 5-1 Luftëtarin dhe të jetë e dyta në tabelën e klasifikim­it.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania