Panorama Sport (Albania)

Hotel dhe dreka me Leaon, jeta e Ibrës në Milano

Zakonet dhe veset, ja çfarë bën sulmuesi për “Djallin”

- Përgatiti: REINOLD BAKALLI

Ikredhur kokë e këmbë në jetën e re te Milani, Zlatan Ibrahimovi­ç nuk ka pasur ende mundësi të sistemojë atë që është aktiviteti i tij jashtë kangjellav­e të “Milanello”-s. Prej një jave në Milano, suedezi ka zgjedhur të jetojë në hotel dhe të mos i rikthehet apartament­it të tij të dikurshëm në qendër të qytetit e aq më pak të rimarrë ndonjë nga pronat e tij milaneze. 38-vjeçari për momentin jeton pa pjesën tjetër të familjes në një hotel pranë një prej shesheve më të njohura të epiqendrës lombarde. Ambientet dhe stafi i “Melia Me” i ofron sulmuesit 24 orë privatësi, qetësi dhe hapësira për t’u stërvitur në palestër apo pishinë. Mëngjesi, kur nuk konsumohet në “Milanello”, thuajse gjithmonë është në tarracën e hotelit ku pamja është thjesht spektakola­re. Bashkëshor­tja Helena dhe dy djemtë iu bashkuan të hënën për ndeshjen me Sampdorian dhe janë larguar dje, pasi Ibrahimovi­ç ka vendosur të mos e lëvizë familjen nga Suedia për pesë muajt e ardhshëm. Nëse plani me “Djallin” respekton pritshmëri­të, bashkëshor­tja dhe djemtë do t’i bashkohen kryefamilj­arit në fund të majit. Ndërkohë, shoqëri 38-vjeçarit i bëjnë kolegët dhe ish-kolegët. I pari që darkoi me Ibrën ishte Abate, i cili kishte zgjedhur një restorant japonez, teksa pas sfidës me Sampin darkoi i vetëm dhe për herë të parë në “Penelope a casa”, një restorant që nuk ekzistonte deri pak vite më parë.

QENDRA STËRVITORE – Në “Milanello”, qendra stërvitore e kuqezinjve, sulmuesi nuk ka shfaqur pretendime. Që ditën e parë ka pyetur: “Ku ka ndonjë vend të lirë” dhe shokët e tavolinës i ka ndryshuar shpesh. E vetmja konstante është Rafael Leao. 20vjeçari mund të mësojë shumë prej shokut të repartit, duke filluar madje që nga zakonet kulinare. 18 vite diferencë, por raporti mes tyre duket ideal, të paktën sipas zërave nga pranë skuadrës së Piolit. Portugezi e festoi miqësinë e re me një postim në “Instagram” ku poshtë një fotoje me Zlatanin kishte shkruar: “Ajo që ka rëndësi janë ata që duan të të ndihmojnë të fitosh”. Trajneri është një tjetër pikë referimi dhe bisedat me të nuk mungojnë gjatë seancave stërvitore. Karakteri dhe cilësitë e Ibrës do të jenë

një mbështetje e madhe për Piolin, që përveç golave, ka shumë nevojë edhe për përvojën e madhe të suedezit.

LËVIZJET – Përveç shokëve të ekipit dhe miqve në qytet, Ibra i ka kryer lëvizjet e tij nëpër Milano me një shofer personal. Përveç familjes, 38vjeçari

ka preferuar të mos marrë me vete asnjë nga makinat që përbëjnë garazhin e tij të luksit. Nuk dëshiron ta drejtojë vetë makinën dhe kjo është e kuptueshme në një moment kur vëmendja e tij është e gjitha e drejtuar nga Milani. Pas takimit të së hënës, mbrojtësi i Sampdorias,

Omar Kolej, deklaroi se ndihej krenar që kishte penguar Ibrën të shënonte. Jo Milanin, por Ibrën, sepse suedezi e ka tërhequr të gjithë vëmendjen mbi vete, por edhe trysninë që deri një javë më parë e mbante një ekip me shpatulla jo fort të gjëra.

 ??  ?? Zlatan Ibrahimovi­ç dhe Rafael Leao në ndeshjen e fundit kundër Sampdorias
Zlatan Ibrahimovi­ç dhe Rafael Leao në ndeshjen e fundit kundër Sampdorias

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania