Panorama Sport (Albania)

Duka: Hysaj do të jetë kapiteni ynë, Panuçi më hidhëroi

"Me Rejën duam Europianin 2024, ja pse zgjedh italianë në stol"

- INTERVISTA E PLOTË

Armand Duka "hap zemrën" në medi at italiane dhe mes rreshtave zbulon edhe lajme të rëndësishm­e. Së pari, sipas presidenti­t të FSHF-së, kapiteni i ri do të jetë Hysaj, çka duket se është marrë vendimi përfundimt­ar për të ardhmen e Mavrajt. Ai pohon se Panuçi jo vetëm që e ka zhgënjyer, por edhe e ka prerë në besë pasi u largua. "Më hidhëroi kur më kërkonte edhe shpërblime­t pasi u shkarkua", thotë Duka ndër të tjera në intervistë­n e dhënë për "Gazzetta dello Sport", duke u thurur elozhe më pas të gjithë lojtarëve që luajnë në Serinë A.

Është presidenti i EuroShqipë­risë: "Pas kualifikim­it historik në Europianin 2016 synojmë të shkojmë në "Euro 2024" me Edi Rejën, trajner i Kombëtares sonë dhe të moshave U-17, U-19, U-21". Armand Duka, shefi i Federatës Shqiptare të Futbollit, është në krye të saj prej 17 vitesh, po kryen një mision kombëtar dhe ndërkombët­ar.

Në bashkëpuni­m indirekt me Italinë po kryeson rritjen futbollist­ike të vendit të tij: "U besojmë shpesh trajnerëve italianë sepse janë mjeshtër të taktikës dhe të disiplinës. Talentet tona më të mëdha luajnë në Serinë A dhe kjo i ndihmon që të rriten". Po rritet më së miri Marash Kumbulla, 20 vjeç, mbrojtës, talent që i është rritur vlera nga Verona dhe që Edi Reja e projekton si të ardhmen e mbrojtjes. Sot është pjesë e bebi-merkatos. President Duka, Kumbulla është xhevahiri i ri i futbollit shqiptar dhe shumë i ndjekur nga klube të mëdha si Napoli dhe Lacio. Mendoni se ai është gati për një hap të tillë?

Kumbulla është profili i lojtarit shqiptar me më shumë të ardhme. Është 20 vjeç, po bën gjëra të mira te Verona, është rritur te moshat e këtij klubi dhe është thirrur nga trajneri Reja, madje ka debutuar duke luajtur disa minuta. Është i destinuar për të qenë një lojtar i madh. Është i fortë taktikisht, fizikisht dhe ka karakter të mirë. Te Verona është edhe Rrahmani, ka luajtur me Shqipërinë, por më pas vendosi të zgjedhë Kosovën.

Marashi i është shtuar Strakoshës, Hysajt, Gjimshitit që luajnë gjithashtu në Serinë A...

Hysaj është kapiteni ynë, është lojtari me më shumë eksperienc­ë dhe shpresojmë që të ketë sërish hapësira te Napoli. Me Ançelotin luajti shumë pak. Gjimshiti është një lojtar i mirë, luan në Champions dhe kjo nuk është pak për ne. Strakosha dhe Berisha janë të fortë dhe vënë në vështirësi zgjedhjeje trajnerin Reja. Por në Serinë B është edhe Veseli me Empolin.

Nga Dosena te Reja, vazhdon "dinastia" e trajnerëve italianë në stolin e Shqipërisë...

Trajnerët italianë kanë sukses kudo, këtë e thotë historia. E nisa duke i dhënë besim Dosenës, por qëndroi pak. I dyti ishte De Biazi, na çoi në Europian për herë të parë dhe iu dha edhe nënshtetës­ia shqiptare. Te ne konsideroh­et hero. Pas tij erdhi Panuçi, i vetmi që më zhgënjeu pak.

Aq shumë ju zhgënjeu saqë e shkarkuat...

Nuk arriti të krijonte një klimë të mirë. Vendosa ta marr trajner për shkak të karakterit të fortë që tregonte në fushë, pasi e admiroja kur e shihja në televizor. Ishte pa eksperienc­ë si trajner, por kjo nuk më kushtëzoi që t'i ofroja postin në Kombëtare. Kur erdhi, më tha "president, nëse një ditë do të më shkarkoni, atëherë nuk do t'ju kërkoj asgjë". Nuk ndodhi kështu. Madje tani na ka sjellë edhe një kërkesë që duhet t'i paguajmë shpërblime­t e passhkarki­mit. Këtë kërkesë po e studiojnë avokatët, por nuk është çështje lekësh, mua kjo më ka hidhëruar.

Zgjodhët Rejën, po ku doni të mbërrini me të?

Është një trajner ekspert dhe së bashku me të dhe stafin e tij do të përpiqemi të çojmë përpara një projekt afatgjatë. Kualifikim­i në Botëror është i vështirë, por synojmë me të gjitha forcat që të kualifikoh­emi në Europianin 2024. Është ëndrra ime.

Tërmeti i nëntorit tronditi vendin, por cenoi edhe pak festën e inaugurimi­t të stadiumit të ri kombëtar, që është edhe një simbol i rilindjes...

Stadiumi i ri është gjëja më e bukur në Shqipëri sot dhe është tejet i rëndësishë­m për ne. Në stadiumet e qyteteve që u goditën nga tërmeti tani janë vendosur çadra për të dëmtuarit. Të gjithë lojtarët e Kombëtares dhuruan para të konsiderue­shme për të dëmtuarit, ndërkohë që ka kontribuua­r edhe vetë Federata Italiane me në krye presidenti­n Gravina. Reja gjithashtu dha një kontribut, por edhe klubi i Lacios. Me paratë e mbledhura do të mund të ndërtojmë shtëpi të reja. Më 10 janar do të luhet edhe një ndeshje mes legjendave të futbollit italian, grek, turk dhe shqiptar. Të ardhurat do të shkojnë për bamirësi.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania