Panorama Sport (Albania)

Alban Seferi: Kurrë ortakë bashkë, Halili të paguajë paratë

Kundërpërg­jigje për presidenti­n e Tiranës nga i biri i Metush Seferit

-

Alban Seferi, i biri i ish-presidenti­t të Tiranës, Metush Seferi, nuk ka mbetur pa i kthyer disa fjalë presidenti­t aktual të Tiranës, Refik Halili. Në fjalën e tij, Seferi është i qartë dhe takohet në një pikë me presidenti­n e Tiranës që thotë se duhet të zbatohet ligji. “E kam për detyrë morale t’i kthej një përgjigje zotit Halili. Ai flet për ligjet. Jam dakord me të. Familja jonë po pret prej shumë vitesh të zbatohet ligji. Përse ky zotëria si administra­tor i klubit Tirana nuk e zbaton vendimin e formës së prerë të gjykatës? Përse nuk e zbaton? Më thotë ‘përmbahu’, por zotëria ka thënë shumë fjalë për këtë çështje. Madje, i ka thënë kryeminist­rit ‘live’ në televizor: ‘Për dy gjyqe që kam me falsifikim­e të tmerrshme, nuk marr pjesë në Kupat e Europës’. Dhe e ka për çështjen time. Tani që seç është ngatërruar me ortakët e babait, çështja gjyqësore nuk ka falsifikim­e. Ka pesë vite e gjysmë që nuk e zbaton ligjin për çështjen tonë si administra­tor i

Tiranës, në 10 vite që ne kemi fituar me vendim të formës së prerë. Kjo është hipokrizi. Po përse nuk u përmbajt para kryeminist­rit dhe foli për falsifikim­e? Pa shlyer borxhet, Tirana nuk luan në Europë. Unë nuk i kam borxhe njeriu, Tirana më ka borxhe. Përse nuk paguan paratë Tirana, meqenëse kërkon të zbatojë ligjin zotëria? Ku janë tani falsifikim­et...? Kurrsesi ne nuk do të jemi ortakë me një zotëri të tillë. Kurrsesi!”, u shpreh Alban Seferi. Ky i fundit reagoi ashpër, pasi u zbulua që Refik Halili kishte blerë 50 për qind të kompanisë “Internatio­nal Trade”, që drejtohet nga babai i tij, Metush Seferi.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania