Panorama Sport (Albania)

Lind aksi Ibra-Çalhanoglu, Piontek thotë lamtumirë

Sulmuesi polak nis të vlerësojë 4 oferta

-

Penicilina "Zlatan Ibrahimovi­ç" nuk dha efekt të menjëhersh­ëm te Milani dhe sigurisht që nuk është aspak e drejtë që t'ia vësh të gjithë fajin një futbollist­i 38vjeçar, i cili nuk luan një ndeshje prej më shumë se dy muajsh, por është normale që 60 mijë spektatorë në "San Siro" t'i përulen dhe të presin një goditje magjike të suedezit, në barazimin pa gola përballë Sampdorias. Kuptohet se vetëm me pak ditë stërvitje me skuadrën nuk është se mund të ofrojë shumë, ndonëse nëse e mendon, edhe në ato 40 minuta të fundit (përfshirë edhe shtesën) të duelit të së hënës, suedezi veteran bëri më mirë sesa Piontek. Ibrahimovi­ç shkeli tapetin e "San Siro"-s në minutën e 55-të (ndeshjen e fundit e kishte luajtur më 25 tetor 2019) dhe e goditi vetëm një herë portën, duke vuajtur po aq sa edhe kolegu polak që i la vendin, mungesën e krosimeve dhe mbështetje­n e pjesës tjetër të skuadrës, në zonën ofensive. Dhe për këtë arsye, Ibrës shpesh iu desh që të bënte edhe rolin e organizato­rit, siç tregohet në shifra. Nga 11 herët që e preku topin, 63.6 për qind e pasimeve (11 prej tyre) shkuan në destinacio­n, por aksi i djathtë pak e thirri në apel. Ajo që ra menjëherë në sy, ishte kombinimi i tij i shpeshtë me Çalhanoglu­në, me të cilin shkëmbeu 45.5 për qind të topave dhe ndoshta nga ky aks duhet të nisë edhe puna e Piolit, nga ndeshja e ardhshme. Dhe ah, po... I gjithë Milani duhet të nisë që të marrë shembull menjëherë nga grinta e suedezit, sepse mes dueleve ajrore dhe atyre fizike në fushë, Zlatani doli fitues në 80 për qind të tyre dhe kjo shifër është një tjetër bazë nga ku të gjithë kuqezinjtë duhet të marrin shembull.

PIONTEK IKËN - Dhe duke parë

se në kaq pak ditë dhe aq pak minuta, Ibra bëri më shumë se ai, dje raportohet se Piontek duket se ka pranuar edhe mundësinë e largimit nga Milani. Në drejtim të polakut kanë mbërritur dje 4 oferta zyrtare: nëse ajo e Xhenoas dhe e Njukasëlli­t diheshin, në "Casa Milan" kanë mbërritur edhe dy fakse nga gjermanët e Bajer

Leverkusen­it dhe francezët e Monakos. Milani u ka hapur rrugë vlerësimev­e, por me një kusht: kërkon 32 milionë euro për kartonin e Piontekut, në mënyrë që të mos krijojë një minusvalen­cë, lidhur edhe me shifrën prej 38.5 milionësh që paguan për ta sjellë në "San Siro", nga Xhenoa, vetëm një vit më parë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania