Panorama Sport (Albania)

Veteranët e njohur në Tiranë, zbardhen listat e skuadrave

- EKIPET

Nga Igli Tare te Zambrota. Nga Altintop te Karagunis. Më 10 janar në orën 18:00, në stadiumin e ri kombëtar në Tiranë do të zhvillohen ndeshjet e bamirësisë, të ardhurat nga biletat e të cilës do të shkojnë në ndihmë të familjeve të prekura nga tërmeti i 26 nëntorit në vendin tonë.

- Dje janë zbardhur edhe listat e plota të katër skuadrave, veteranët e të cilave do të jenë në Tiranë për takimin me mision humanitar. Siç ishte paralajmër­uar edhe më parë, te Shqipëria do të jenë në fushë emra të mëdhenj si Tare, Hasi, Cana, Murati, Foto Strakosha, Bogdani, Duro, Rraklli, Beqaj etj. Gjithashtu edhe te brezi i lojtarëve të vitit 2006 italianë nuk mungojnë emrat e mëdhenj dhe të njohur siç janë Zambrota, Perota apo edhe Xhixhi Di Biaxho. Në rolin e trajnerit për këtë ekip do të jetë Xhani De Biazi,

ndërsa kuqezinjtë do t'i drejtojë sekretari i përgjithsh­ëm i FSHF-së, Ilir Shulku. Nuk mungojnë emrat e njohur edhe te Greqia, me yje si të ekipit kampion Europe në vitin 2004 ku mes të tjerësh do të vijnë Gekas, Karagunis dhe Panajotis. Gjithashtu bien në sy edhe

shumë emra të njohur nga lista e Turqisë, ku mes të tjerësh janë edhe disa prej ekipit të Botërorit 2002 si Altintop, Ersoj, Karan, Shanli, Rushtu etj.

NDESHJET - Në këtë event do të ketë 3 ndeshje nga 30 minuta me sistemin dy gjysmëfina­le dhe një finale.

Shqipëria, si skuadra pritëse e këtij eventi, do të ketë shansin që të jetë e para në shortin që do të hidhet për të mësuar skuadrën tjetër gjysmëfina­liste me të cilën do të luajë. Më tej, pas një pushimi që do të mbushet me muzikën e DJ. Vin Velit nën

atmosferën e shfaqjes me drita, do të luhet ndeshja e dytë gjysmëfina­le. Nga ndeshja në ndeshje, ekipet do të pushojnë 10-15 minuta dhe në fund, do të luhet takimi final i turneut, sërish 30 minuta.

GAZETARËT - Solidarite­tit të këtij takimi i janë bashkuar edhe gazetarët që do të jenë të pranishëm me anë të një akreditimi. Është caktuar dhe pranuar nga komuniteti i mediave që edhe këta të fundit të kontribuoj­në duke paguar një çmim simbolik akreditimi prej 500 lekësh (të rinj).

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania