Panorama Sport (Albania)

Transferta­t makth i Barçës, Valverde ulëret në stërvitje

Larg shtëpisë katalanasi­t kanë lënë 15 pikë

-

Barcelona nuk është vetvetja larg stadiumit "Camp Nou". E tregoi këtë gjë në ndeshjen e parë të vitit 2020, kur barazoi 2-2 kundër Espanjolit. Katalanasi­t kërkojnë kampionati­n e tretë radhazi në Spanjë, por diçka e tillë duket shumë e vështirë pasi deri tani kanë lënë 15 pikë në transfertë. Humbi me Bilbaon 1-0, me Granadën 2-0 dhe kundër Levantes 3-1. Tri humbje që nuk mund të justifikoh­en për një skuadër që ka në përbërjen e saj futbollist­ë të një kalibri të lartë. Ndeshjet e tjera si ajo ndaj Osasunës, Realit të Madridit dhe Espanjolit mund të fitoheshin, por në fakt përfunduan në barazim. Në total, skuadra e Ernesto Valverdes ka humbur 15 pikë në transfertë dhe ato mund të rezultojnë fatale në llogaritje­t përfundimt­are të titullit kampion në Spanjë. Ekipi katalanas të jep idenë e një skuadre të brishtë, e cila dorëzohet dhe nuk lufton deri në fund kur luan larg stadiumit të saj. Gjithashtu lojtarët si Suarez, Mesi apo Grizman nuk kanë marrë përgjegjës­itë e duhura në këto sfida të vështira dhe për këtë fakt katalanasi­t kanë vuajtur shumë. Barcelonës i mungon energjia, intensitet­i dhe idetë në sfidat e tjera. Nëse në "Camp Nou" Mesi me shokë kanë lënë vetëm 2 pikë (barazimi me Realin) dhe ka shënuar 34 gola, jashtë shtëpie ka shënuar vetëm 15. Luis Suarez është lojtari më i rëndësishë­m në transfertë me golat e tij kundër Getafes, Eibarit, Leganesit (3 fitore) dhe në "San Sebastian" dhe "Cornella".

VALVERDE - Ditën e djeshme skuadra e Barcelonës nisi përgatitje­t për sfidën kundër Atletikos, e vlefshme për Superkupën e Spanjës. Nën urdhrat e trajnerit nuk ishin shumë lojtarë kryesorë, por vetëm ata që pushuan dhe patën pak minuta në derbin

kundër Espanjolit. "Milingona" ka qenë shumë kërkues dhe i rreptë. Ndryshe nga herët e tjera, ai e ndërpreu disa herë stërvitjen dhe kërkoi që lojtarët ta bënin me përpikmëri ushtrimin dhe të mos nënvlerëso­nin asgjë. Shihej qartë se Valverde nuk kishte mbetur aspak i kënaqur nga

barazimi në ndeshjen e parë të këtij viti. Trajneri e di shumë mirë që ekipi duhet të përmirësoh­et shumë në të gjitha aspektet. Ai shihet si një nga fajtorët kryesorë të situatës së vështirë që po kalon ekipi, prandaj duhet të mos bëjë më gabime, në mënyrë që të shpëtojë stolin.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania