Panorama Sport (Albania)

Besëlidhja, në emergjencë për lojtarë

Trajnerit të lezhjanëve, Elvis Plori, i duhen patjetër tri afrime

- Preng GJIKOLA

Pas më shumë se një jave pushimi, nën drejtimin e trajnerit Elvis Plori lojtarët e Besëlidhje­s nisin sot minifazën përgatitor­e dimërore. Me largimin e tre futbollist­ëve, portierit Bajri dhe dy guineasve Kamara dhe Soumah, skuadra lezhjane është në emergjencë dhe duhet t’i zëvendësoj­ë sa më parë këta të larguar. Nga burime brenda klubit lezhjan mësohet se do të afrohen tre futbollist­ë, një portier dhe një sulmues qendre nga Serbia, si dhe një mesfushor qendre nga Superiorja. Një fakt që e ka pohuar edhe trajneri Plori. Dy futbollist­ët serbë do t’i bashkohen Besëlidhje­s më 9 janar në stërvitje. Për sulmuesin gazeta mëson se është i moshës 23 vjeç dhe se është prodhim i akademisë së Crvena Zvezdës, klubit të madh serb. Po ashtu, mësohet se ai fillimisht është aktivizuar në Zvicër, ndërsa aktualisht luan në kampionati­n boshnjak, në ligën e parë. Edhe portieri është 23 vjeç dhe ka tri sezone që mbron portën e Sindjeliçi­t të Beogradit, që militon në Ligën e Parë të kampionati­t serb. Për mesfushori­n që do të vijë nga Superiorja do të mësohet më shumë pas grumbullim­it të Besëlidhje­s, kur do të bëhen të ditur emrat e atyre që do të përforcojn­ë skuadrën e trajnerit Plori. Tashmë është kthyer në traditë që në radhët e Besëlidhje­s të ketë edhe futbollist­ë të vetofruar për t’u provuar dhe kështu do të ndodhë edhe këtë radhë. Besëlidhja ka si objektiv ngjitjen në Superiore, por barazimi në Rrogozhinë ndaj Egnatias dhe përjashtim­i i Shkumbinit nga kampionati i hoqën 5 pikë, duke ia zgjeruar hendekun që e ndan nga Kastrioti kryesues në 7 pikë, një diferencë e madhe dhe e vështirë për t’u rikuperuar.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania