Panorama Sport (Albania)

Dështoi me të huajt, por Apolonia fiksohet me Ejoh

Trajneri Mërgjyshi pret të përforcojë mbrojtjen dhe sulmin

- BUJAR RAMA

Me misionin “Su perligë” Apolo nia ka startuar përgatitje­t dimërore më 4 janar. Trajneri Mërgjyshi dhe stafi i tij kanë pasur të gatshëm gjithë grupin, me përjashtim të të dëmtuarve Sharavolli dhe Smaçi. Duhet theksuar se me ekipin e parë janë bashkuar edhe shumë lojtarë të akademisë fierake, i fundit sulmuesi 19-vjeçar Redjan Kardhashi, i huazuar tek Albpetroli pjesën e parë të sezonit. Tre të rinjtë e testuar në miqësoren e fundvitit me Bylisin, Endri Rrahmani, Franc Marinaj dhe Fabion Bajramaj, nuk kanë bindur me paraqitjen e tyre dhe kanë bërë “prapaktheh­u”. Trajneri Mërgjyshi thekson se nevojat më emergjente të skuadrës së tij janë në mbrojtje dhe sulm. Rritja e konkurrenc­ës në ofensivë, sipas Mërgjyshit, do të ishte pozitive. “Kjo nuk do të thotë se përjashtoj­më përforcime në reparte të tjera, nëse na krijohen mundësi të mira në merkato. Largime? Absolutish­t jo, edhe pse nuk mungojnë kërkesat për lojtarët tanë. Duam ta ruajmë me fanatizëm këtë grup që e kemi krijuar me jo pak mundim dhe ta përforcojm­ë më tej për të vijuar me dinjitet përfaqësim­in dhe objektivat tanë në këtë kampionat”, thotë për “Panorama Sport” trajneri Artan Mërgjyshi.

TREGU I HUAJ, DËSHTIM I PLOTË - Duke iu referuar së paku këtij sezoni, Apolonia ka qenë aktive qysh në periudhën verore, pa filluar kampionati, pavarësish­t se çfarë arriti. Është synuar në të gjitha pistat për të krijuar një ekip prestigjio­z, me lojtarë nga brenda dhe jashtë Shqipërisë. Dhe jo pak, por plot 7 futbollist­ë të huaj janë testuar tek Apolonia gjatë këtij sezoni, konkretish­t Abraham Xhon Ekeleme (Nigeri), Abdulxhaba­r Etudaije (Nigeri), Frank Valeri Boni (Kamerun), Dankuan King (SHBA), Hoze Andres Salazar Maskuera (Ekuador), Shekumor Baraxhi (Francë) dhe Benet Ofori Ansu (Ganë). Të gjithë kanë rezultuar dështim i plotë. I vetmi që pati luksin e nënshkrimi­t të kontratës pa ardhur ende në Fier qe ganezi Benet Ofori Ansu, të cilin vetë fierakët e kanë quajtur “dështimin më të madh në merkato”. Megjithatë, Apolonia sërish i ka sytë drejt tregut të huaj, e detyruar mbase nga mundësitë e limituara që ka aktualisht tregu shqiptar. Trajneri Mërgjyshi, pavarësish­t nevojave që ka skuadra, e ka deklaruar qartë se nuk do të bëhen më gabimet e së shkuarës, nuk do të merren lojtarë të panjohur. Apolonia pretendon një merkato sa më cilësore dhe këto ditë pritet të mbërrijë në Fier një mbrojtës i majtë francez, që do të kalojë në “filtrin” e Mërgjyshit.

TELENOVELA “EJOH” Efiong Ejoh është një dëshirë e hershme dhe një “telenovelë” pa fund për fierakët. Nigeriani ishte pranë nënshkrimi­t me Apoloninë edhe dimrin e kaluar, por në fund ai devijoi te Besa. Pjesën e parë të këtij sezoni është aktivizuar me Shkumbinin dhe pas përjashtim­it të peqinasve, fierakët janë rifutur në tratativa me 23vjeçarin. Nigeriani vazhdon me të njëjtën metodë, “tërhiq e mos e këput”, duke premtuar dhe njëherësh shtyn vendimin, duke bërë që fierakët të humbin durimin dhe të mos presin gjatë. Të huajt e fundit që kanë luajtur për Apoloninë, kanë qenë serbët Jovanoviç dhe Vladisavlj­eviç, të ardhur janarin e sezonit të kaluar, kur bardhejesh­ilët drejtohesh­in nga trajneri Rade Miliç, edhe ky nga Serbia.

 ??  ?? Ejoh, 23 vjeç, sulmues
Ejoh, 23 vjeç, sulmues

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania