Panorama Sport (Albania)

Largohet Imami, fal dy rroga për “divorcin”

Nisin bisedimet me Bylisin, në lojë edhe Laçi me Gjilanin

- ADELA MERKO

Eni Imami largohet nga Tirana. Ajo që ishte paralajmër­uar që prej mbylljes së pjesës së parë të sezonit, ngjau në nisje të 2020-ës. Mbrojtësi i linjës së majtë nuk ka dalë në stërvitjen e së premtes që u zhvillua në "Skënder Halili" dhe as është nisur për në Turqi, duke konfirmuar "divorcin" me bardheblut­ë. Mbyllja e bashkëpuni­mit nuk ka qenë pa kosto për 27vjeçarin, pasi që të fitonte lirinë i është dashur të falë dy rroga. Paga e tij shkonte në afro 2.5 mijë euro, ndaj që të bindte drejtuesit, ka lënë 5 mijë euro. Kjo ishte forma e vetme, derisa kontrata i skadonte në qershor të 2020-ës. Zyrtarisht pritet që të marrë letrat vetëm sot, pasi të mbyllë procedurat finale (derisa fundjava ka qenë pushim edhe për klubin). Kujtojmë që Eni Imami erdhi te 24 herë kampionët e vendit në korrikun e 2018-ës, duke nënshkruar kontratë 2-vjeçare. Nëse sezonin e kaluar ishte stabël në formacion, duke numëruar 2652 minuta nga 30 ndeshje, në këtë kampionat luajti 814 minuta nga 11 takime.

Prej kohësh ka dalë

Ofertat -

në skenë te Skënderbeu emri i Eni Imamit. Një lojtar tipik i krahut të majtë, por që fare mirë bën edhe qendërmbro­jtësin. E megjithatë, kjo pistë duket e sfumuar. Asnjë bisedë zyrtare nuk është zhvilluar, duke shuar mundësitë e një transferim­i. Por, ofertat për 27-vjeçarin nuk kanë munguar. Të shumta kanë qenë klubet që kanë nxituar të nisin kontaktet me të, me të mësuar që ka fituar lirinë. Një okazion perfekt merkatoje, kur bëhet fjalë për një "xhol" të paraprijës. Gazeta "Panorama Sport" mëson se Bylisi ka nisur bisedimet me të. Pasi morën

Dorian Kërçikun, duan edhe Eni Imamin për mbrojtjen. Është një alternativ­ë shumë e mundshme, por jo e vetmja. Edhe Laçi ka shfaqur interes për futbollin e dalë nga Dinamoja. Armando Cungu e sheh si një opsion të mirë, në një kohë që krahu i majtë ka boshllëqe. Oferta ka

edhe nga Kosova. Gjilani është klubi i parë që zbulohet se ka shprehur dëshirën për të pasur shërbimet e lojtarit i cili deri në pjesën e parë të këtij sezoni mbronte ngjyrat e Tiranës. Megjithatë, kjo javë mund të jetë përcaktues­e për të ardhmen e 27-vjeçarit.

 ??  ?? Bardheblut­ë gjatë seancës së parë në Antalia
Bardheblut­ë gjatë seancës së parë në Antalia
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania