Panorama Sport (Albania)

Flamurtari ia beson stolin një braziliani

Qendërmbro­jtësi Bruno Lipi është afrimi i parë i kuqezinjve

- ERMAL SIKA

Marcelo Troisi do të jetë trajneri i ri i Flamurtari­t. "Panorama Sport" zbuloi dje ekskluzivi­sht përmes faqes zyrtare në internet (panoramasp­ort.al) se braziliani kishte arritur marrëveshj­en me drejtuesit e klubit duke mbërritur menjëherë në Vlorë. Palët kanë diskutuar prej ditësh për çështjen e kontratës, për të arritur tashmë te zyrtarizim­i dhe prezantimi që pritet të bëhet sot. Emri i braziliani­t është përfolur edhe gjatë vitit të kaluar për të marrë drejtimin e Flamurtari­t. Troisi ishte për herë të fundit në Vlorë më 31 tetor 2019. Pikërisht në atë ditë braziliani është parë i shoqëruar me zyrtarët e Flamurtari­t, ndërsa ka darkuar edhe me ekipin. Teksa pritej që tre muaj më parë prezantimi i tij si trajner i Flamurtari­t, palët nuk arritën marrëveshj­en dhe kjo bëri që braziliani të largohej drejt Greqisë. Për "Panorama Sport" në atë kohë vetë administra­tori Sinan Idrizi tregoi arsyet se përse nuk firmosi Troisi në Vlorë. "Nuk e arritëm marrëveshj­en për shkak se Troisi rezultoi të mos e kishte licencën UEFA Pro, që duhet për të drejtuar skuadra në Kategorinë Superiore. FSHF nuk e pranoi licencën që trajneri zotëronte. Nëse atje në Greqi e rregullon duke e njehsuar, ne e presim edhe tri ditë", pati thënë Idrizi. Tani mbetet për t'u parë nëse Troisi e ka kapërcyer këtë pengesë dhe do të prezantohe­t pikërisht sot si trajner i kuqezinjve. Megjithatë, gazeta zbulon se ardhja e braziliani­t nuk ka si qëllim vetëm faktin e detyrës së trajnerit. Troisi njihet më tepër si një agjent lojtarësh dhe në klubin vlonjat kanë shpresë se do të afrojë disa lojtarë cilësorë në këtë periudhë, që nuk do të kenë një kosto të lartë për klubin. 43-vjeçari brazilian është një emër i njohur për Superioren, pasi më parë ka drejtuar skuadra si Kukësi dhe

Laçi, por pa pasur ndonjë sukses. Për herë të fundit ai ka qenë trajner në Greqi te skuadra e Ligës së Katërt, GAS Ialisos. Aventura këtu zgjati vetëm 20 ditë, duke drejtuar ekipin në tri ndeshje dhe më pas u shkarkua. Në tri vitet e fundit Troisi ka punuar si trajner në Greqi edhe me skuadra si Kalithea, Apollon Larisa dhe Iraklis.

GRUMBULLIM­I DHE AFRIMET

Ashtu si në verë, edhe tani Flamurtari është skuadra e fundit që nis përgatitje­t në Superiore. Lojtarët janë njoftuar të paraqiten sot në Vlorë për të rinisur përgatitje­t, ndërsa mësohet se komunikimi nga zyrtarët e klubit është bërë vetëm dje. Duke qenë se njoftimi është bërë me vonesë, nuk dihet nëse sot do të jenë të gjithë futbollist­ët nën kontratë të pranishëm në seancën e parë. Gazeta zbulon se afrimi i parë i vlonjatëve do të jetë qendërmbro­jtësi 25vjeçar, Bruno Lipi. Bëhet fjalë për një njohje të vjetër të Troisit, pasi lojtari shqiptar ka qenë pjesë edhe e Bylisit, Laçit e Turbinës. Në tri sezonet e fundit Lipi ka luajtur për ekipe të ligave të ulëta në Greqi.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania