Panorama Sport (Albania)

Dramë e Arsenalit, Lacio shpreson

Ekipi i Inzagit fiton pa Strakoshën dhe “lutet”, Taulant Xhaka mungonte për kartonë

- Përgatiti: JETON STAMOLLA

Tek Arsenali tashmë pritet vetëtima në ditët në vazhdim, duke qenë se Unai Emeri rrezikon më shumë se çdo herë tjetër pankinën. Sikur të mos mjaftonte irritimi i tifozërisë, si rrjedhojë e rikthimit të Granit Xhakës në formacion, pas 31 ditësh mungesë (u ndëshkua edhe më të verdhë në të 87-ën, duke u vërshëllye­r), ishte përmbysja e pësuar nga ana e Aintrahtit të Frankfurti­t, e cila ndezi një protestë të ashpër në “Emirates”. Nëse londinezët vazhdojnë ende të kryesojnë Grupin F, por rrezikojnë shumë në ndeshjen e fundit ndaj Standard Liezhit, në transfertë, përmbysja e firmosur në pjesën e dytë nga dopieta e Kamadas, pas avantazhit momental të Obamejangu­t, në sekondat shtesë të pjesës së parë, ka bërë që krisja mes tifozërisë dhe trajnerit spanjoll të jetë shumë e madhe. Dhe, ndoshta, duke akumuluar edhe çështjen Xhaka apo edhe gjithçka tjetër, ndoshta në orët e ardhshme mund të vijë edhe divorci mes palëve.

SHQIPTARËT PUSHIM – Nëse Bazeli humbi dje në transfertë­n ruse, përballë Krasnodari­t, me rezultatin 1-0, Lacio do të kërkojë që të shpresojë deri në fund për një kualifikim të mundshëm, pasi mundi rumunët e Kluzhit gjithashtu me rezultatin minimal, në stadiumin “Olimpiko”. Në radhët e zviceranëv­e, siç dihej që nga ndeshja e kaluar, mesfushori i Kombëtares së Shqipërisë, Taulant Xhaka, mungonte për arsye kartonësh, ndonëse disfata me Krasnodari­n nuk shkakton probleme, pasi Bazeli është kualifikua­r tashmë për në 1/16-at e Ligës së Europës. Ndërsa Lacio, e cila kishte vendosur që ta linte pushim titullarin Thomas Strakosha, duke ia besuar portën Protos, i ka mjaftuar një gol i Korreas në pjesën e parë dhe shifrat nuk ndryshuan deri në fund. Për të kaluar në raundin tjetër, Strakoshës me shokë do t’i duhet që të fitojë ndeshjen e fundit ndaj francezëve të Ren, por në të njëjtën kohë të shpresojë që Sëlltiku të mundë Kluzhin.

 ??  ?? Dy shqiptarë, Xhaka e Mustafi ndjekin me sy golin e barazimit të Kamadas
Dy shqiptarë, Xhaka e Mustafi ndjekin me sy golin e barazimit të Kamadas

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania