Panorama Sport (Albania)

Kanë pësuar 14 gola, Shimaj: Na jepni kohë të harmonizoh­emi

- Feriz Ferizaj

Egzon Shimaj ka gjetur veten në Kavajë. I ardhur nga akademia e Vllaznisë, 18-vjeçari ka zënë direkt një vend në formacioni­n e Gugash Maganit. Në një fazë të luajtur, është aktivizuar 635 minuta pas 8 ndeshjeve. Dhe për një të ri të moshës së tij, nuk janë pak. Gjatë një prononcimi të dhënë për “Panorama Sport”, ai nuk ngurron që të falënderoj­ë klubin dhe stafin që po i japin mundësinë të rritet. “I jam mirënjohës stafit teknik të Besës e drejtuesve të tjerë të saj, që më kanë vlerësuar e çmuar duke luajtur sistematik­isht. Prej kësaj erdhi dhe ajo përvojë e rëndësishm­e, që ishte përfshirja dhe aktivizimi im me Kombëtaren U-19 dhe në turneun e fundit për kualifikue­set e europianit, që u zhvilluan disa ditë më parë në Belgjikë”, u shpreh fillimisht shkodrani.

MBROJTJA – Besa ka shfaqur probleme me golat, ndërsa deri më tani numëron 14. E megjithatë, Shimaj mendon se mbrojtja nuk është aq rëndë sa duket. Në një prapavijë tërësisht të riformatua­r, problemi i vetëm është harmonizim­i, që natyrisht kërkon kohën e vet. “Edhe pse janë pësuar 14 gola në 9 javë, është një shifër që nuk korrespond­on më atë nivel që kemi treguar. Çdo gjë do të shkojë në vendin e vet. E ndesh përditë në stërvitje frymën e bashkëvepr­imit pozitiv të mbrojtësve me njëri–tjetrin, këshillat e çmuara që na jep trajneri ynë Gugash Magani. Ai di çdo detaj për këtë repart, sepse në tërë karrierën e tij të gjatë si futbollist, ka qenë mbrojtës model. Edhe mosha e re e futbollist­ëve, që ka aktualisht ekipi kavajas, më shumë se gjysma e futbollist­ëve janë të vitlindjes 2000 e 2001, tregon edhe një herë më shumë për një perspektiv­ë të shëndetshm­e që e pret Besën.

RINGRITJA – Ecuria e Besës nuk ka qenë aspak mirë, për të mos thënë që janë shumë larg pritshmëri­ve. Vendi i 6-të nuk i shkon aspak për shtat, e megjithatë në Kavajë janë të bindur se ringrtija do të fillojë në fazën e dytë. Mbrojtësi është i bindur që skuadra e tij do të jetë në katërshen e parë të tabelës pas mbylljes së pjesës së parë të sezonit. “Do të ngjitemi në grupin e skuadrave të katërshes së parë, për të vështruar edhe më lart. Kjo as që diskutohet”, përfundoi Shimaj.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania