Panorama Sport (Albania)

“Pashë tmerr në Durrës me vajzën në krah”, sulmuesi i Teutës: Nuk hapeshin dyert

Nga Interi tek AEK-u, futbolli europian solidarizo­het me Shqipërinë

- ZAMIR QYPI

Seria e tërmeteve që goditi Shqipërinë, ka tronditur Darko Nikaçin. Malazezi i Teutës ishte një nga të mbijetuari­t në Durrës, bashkë me familjen e tij. Sulmuesi aktualisht gjendet në Podgoricë, e megjithatë ajo që ka përjetuar e ka shokuar. Më shumë se për veten, mendonte për bashkëshor­ten dhe foshnjën e tij. Gjatë një rrëfimi për mediat malazeze, ai ka zbuluar gjithë tmerrin që përjetoi pas atij tërmeti prej 6.4 ballësh. "Tërmeti i parë u ndie rreth orës 2, pas mesnate. Nuk ishte i tmerrshëm, kështu që u ktheva për të fjetur. Por, ai i orës 4 pa dyshim që ishte. Nuk e dija në fillim se çfarë po ndodhte. Ishte një katastrofë e vërtetë. Imagjinoni të zgjohesh dhe gjithçka rreth teje dridhet dhe bie në tokë dhe më e rënda ishte që kisha pranë gruan dhe foshnjën. Fjalë për fjalë, mund të them që ishte një situatë e pashpresë", kështu u shpreh fillimisht 29-vjeçari për gazetën "Dnevne" pas mbërritjes në Mal të Zi.

SHOKU - Apartament­e gati 29-vjeçare, si edhe ndërtesa të tjera ishin në rrënoja, por makthi ishte edhe bllokimi i dyerve pas tërmetit. "Unë u përpoqa të hapja derën, por u bllokua. Kështu që, doja ta thyeja, por nuk ia dola. Prita pak dhe sapo munda, menjëherë dola nga banesa dhe qëndruam jashtë. Morëm vetëm ushqim për fëmijën dhe kaq", u shpreh sulmuesi. Megjithatë, as dalja nga banesa nuk të ofronte qetësi. "Pashë një hotel përtej rrugës që kishte rënë në tokë. Qëndruam në një fushë të hapur dhe prita që situata të qetësohej. Unë isha akoma i tronditur, por gruaja ime arriti ta merrte çelësin e apartament­it për t'u nisur menjëherë për në Podgoricë. Kam biseduar me trajnerin dhe ai më tha të shkoja në shtëpi për 2-3 ditë", shtoi ai, ndonëse me këtë ritëm duket se qëndrimi në vendlindje do t'i zgjasë më shumë.

DËSHMIA - Nikaç ishte dëshmitar i fatkeqësis­ë që pushtoi Durrësin, por sikundër rrëfen, edhe tërmeti i orës 7 nuk ishte pa gjë. "Ai rrëzoi gjithçka, kështu që unë isha me fat. Është e pamundur ta përshkruaj se si ishte. Ishte si një film. Pas tërmetit të dytë, dy nga tri ndërtesat pranë meje u shkatërrua­n dhe u rrënuan. Ishte gjëja më e frikshme që kam parë në jetën time. Ndihesha plotësisht i pafuqishëm, nuk dija çfarë do të më

ndodhte", tregoi ndër të tjera shtatlarti, që ka luajtur edhe 3 ndeshje me përfaqësue­sen malazeze.

MOSBESIMI - Kur ra tërmeti i tretë, Nikaç dhe familja e tij ishin shumë pranë Podgoricës, por kontaktet i ruajti me njerëzit që kishte lënë

në Durrës, në këtë rast shokët e ekipit. "Ata më thanë që praktikish­t asnjë makinë nuk kishte ngelur në Durrës. Shokët e skuadrës së Teutës, veçanërish­t të huajt, u drejtuan për në shtëpi dhe të gjithë njerëzit nisën të strehohesh­in në disa zona më të qeta afër qytetit.

Kishte mosbesim dhe pafuqi. Nuk kishte energji elektrike. Nuk dija si të veproja. Sinqerisht, unë jam akoma në shok. Nëse do të isha vetëm, gjithçka do të ishte më e lehtë. Por ishte më e vështirë, pasi duhet të kujdesesha për familjen time, gruan dhe një fëmijë fare të vogël", shpjegoi ai.

FUTBOLLI - Futbolli pas kësaj katastrofe është totalisht i parëndësis­hëm dhe një gjë të tillë e pohon edhe Nikaç, kur shton: "Askush nuk mendon për futbollin. Kampionati është shtyrë, askush nuk e di se çfarë do të ndodhë në të ardhmen. Kam lexuar dhe dëgjuar se shumë njerëz kanë humbur jetën dhe shumë janë lënduar. Një fatkeqësi e vërtetë".

OBJEKTIVAT - Në fund foli pak edhe për ekipin dhe pritshmëri­të e fillimsezo­nit. "Qëllimi në fillim të sezonit ishte të luftonim për titullin. Madje, në fillim ne ishim në krye, por tani qëllimi kryesor është Europa. Në përgjithës­i, ne luajmë keq. Unë nuk jam i kënaqur me performanc­ën time, por gjithashtu nuk jam shërbyer edhe shumë. Askush nuk është i kënaqur me këtë ecuri, as ne lojtarët vetë, e sigurisht edhe klubi. Por kjo ligë është me të vërtetë e vështirë, me siguri ndër më të vështirat që kam luajtur. Sidoqoftë, do të shohim se çfarë ndodh tani në janar, kur fillon afati i merkatos. Por përsëri them se askush nuk mendon për futbollin tani dhe ne do të shohim vetëm pasojat e gjithë kësaj katastrofe natyrore", përfundoi Darko Nikaç.

 ?? Foto: LSA ?? Darko Nikaç në një dyluftim me Jurgen Goxhajn
Foto: LSA Darko Nikaç në një dyluftim me Jurgen Goxhajn
 ??  ??
 ??  ?? Ekipi rumun i shpëtimit në rrënojat e krijuara në Durrës nga tërmeti
Ekipi rumun i shpëtimit në rrënojat e krijuara në Durrës nga tërmeti
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania