Panorama Sport (Albania)

Besa, ringjallja vjen prej... “tre musketierë­ve”

Shpërthimi i sulmit, Cara, Çelhaka e Onuh kanë shënuar 13 nga 15 golat e kavajasve

- Feriz Ferizaj

Sulmi i Besës po bëhet i "frikshëm". Kavajasit kanë bërë një fazë të parë plot luhatje, e megjithatë pas 9 javësh zyrtarisht mund të themi se janë ekipi që shënojnë më shumë në të dyja grupet e këtij kampionati. Janë 15 rrjeta në total. Por ajo që të bën më shumë përshtypje është fakti që 13 golat kanë firmën e Tedi Carës, Alket Çelhakës dhe Çinonso Onuh. "Tre musketierë­t" e sulmit janë ata që i japin më shumë impuls lojës së kavajasve, por edhe shpresë dhe shumë pikë të lëna rrugës, por në fund të fundit mund të krenohen me sulmin. 13 nga 15 golat e shënuar deri më tani mbajnë firmën e lojtarëve të vijës së parë.

ALKED CELHAKA ( 25 vjeç, 129 ndeshje, 21 gola):

Është graduar jo pa shkak edhe kapiten.

Forma dhe përvoja që ka treguar mëngjarash­i i sulmit kavajas janë "frymëmarrj­e" për ekipin. Loja shpërthyes­e në të majtë dhe harkimet e rrezikshme janë gjithnjë raste të mira goli për dyshen Onuh-Cara. Por anësori i Besës di fare mirë të shënojë edhe vetë.

është rritur ndjeshëm krahasuar me dy vitet

TEDI CARA ( 19 vjeç, 50 ndeshje, 9 gola):

e fundit. Shpejtësia është cilësia bazë e këtij qendërsulm­uesi, që së fundmi ka përmirësua­r dukshëm dhe fuqinë goditëse. Gjendet në pozicione të volitshme për gol falë intuitës dhe ka një veçori dalluese, që topat e kthyer nga mbrojtja e portierët kundërshta­rë nuk i "llaston", por i shndërron në gola.

Nigeri

ÇINONSO ONUH ( 27 vjeç, 69 ndeshje, 24 gola):

ani është një "pykë" e mirëfilltë që dallohet jo vetëm për lëvizshmër­inë në zonë, por edhe manovrat që bën me topin. Sulmuesi po bëhet gjithnjë e më shumë një kundërshta­r i vështirë për çdo mbrojtës. Dhe duelet në përgjithës­i i ka fituar, derisa ka bërë gola nga çdo pozicion dhe sa me kokë, aq edhe me këmbë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania