Panorama Sport (Albania)

Godin dhe Vesino “përplasen” për Juventusin

Mbrojtësi: "Jemi ende larg bardhezinj­ve". Mesfushori: "Nuk dorëzohemi"

-

Edhe nga grumbullim­i i Uruguait mendja shkon tek Interi dhe gara në kampionat me Juventusin, aktualisht 1 pikë larg në kampionat pas 12 ndeshjesh të luajtura. "Në grup Ka ndryshuar mentalitet­i këtë vit, mbizotëron besimi", është shprehur Matias Vesino në një intervistë për mediat italiane. Dy gola në po aq ndeshje që nga rikthimi i tij në fushë pas dëmtimit, Vesino me Konten në stol duket të ketë gjetur trajnerin e duhur për karakteris­tikat e tij: "Po, sigurisht. Për fat të keq, nisa vonë fazën përgatitor­e për shkak të një dëmtimi në Kupën e Amerikës, nga ku u riktheva edhe me vonesë në skuadër. Tani ndihem më mirë edhe fizikisht. Mendoj se do të vazhdoj të gjej hapësira. Do të varet nga unë, nga përmirësim­i i rendimenti­t dhe i paraqitjev­e". Këtë vit mesfushori uruguaian ndien një frymë ndryshe në dhomat e zhveshjes: "Punojmë shumë edhe në këtë aspekt, kemi vazhdimësi në nivel rezultates­h, por rruga është e gjatë dhe ka vend për përmirësim". Një mendim shkon edhe për garën me Juventusin, rivalin kryesor për titullin kampion që prej 8 vitesh po dominon Serinë A: "Parakalimi në krye? Nuk e di, të shohim në fund të sezonit. Janë një tjetër skuadër që po ashtu si ne nuk po humbet pikë, duhet t'i qëndrojmë pranë. Megjithatë, në ambientet tona mbizotëron besimi.

Nuk do të dorëzohemi deri në fund".

GODIN I DEL KUNDËR- Edhe Diego Godin ka folur për vështirësi­në e ndjekjes së Juventusit dhe për mentalitet­in e nevojshëm për të mbajtur ritmin e bardhezinj­ve. Mbrojtësi "veteran", në të kundërt të mesfushori­t, pranon se nuk është e lehtë: "Prej vitesh fitojnë kampionat pas kampionati me thjeshtësi të madhe. Kjo tregon superiorit­etin e tyre në Serinë A. Ne po konkurrojm­ë, jemi kokë më kokë. Por, të mos gënjejmë veten, mungon ende shumë për t'i arritur. Ne duhet të luajmë çdo ndeshje si finale, ndërsa Juventusi ka një gamë më të gjerë lojtarësh për të luajtur dhe në stol ndodhen yje. Nëse nuk ia dalin si skuadër, ka individual­itete të mëdha që vendosin ndeshjen. Tek Interi varet gjithçka te loja në skuadër, duhet të funksionoj­ë gjithçka". Lidhur me Ligën e Kampioneve: "Në Champions është e vështirë, sepse kemi dy rivalë shumë të fortë dhe dy ndeshje të ndërlikuar­a. Varet vetëm nga ne. Nëse fitojmë, kalojmë. Së pari të mendojmë për Spartën, sepse kanë befasuar. Më pas do të luanim një 'finale' me Barcelonën". Mbrojtja me tre: "Ka diferenca nga ajo me katër, me të cilën luaj prej një jete, tek Uruguai dhe Atletiko. Me linjën me tre ka më shumë hapësira, duhet të jemi më agresivë, të kërkojmë kundërshta­rin më përpara. E rëndësishm­e është që në fund grupi të funksionoj­ë. Po zhvillojmë një vit të madh".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania