Panorama Sport (Albania)

“Frikë nga fusha, CR7 duhet ende ta shënojë golin më të bukur”

-

Portugalia do të përballet me Luksemburg­un sot në 15:00, në ndeshjen përfundimt­are dhe vendimtare për kualifikue­set e "Euro 2020". Një pikë do t'u mjaftonte luziantëve ndaj Luksemburg­ut, nëse Serbia nuk del me pikë të plota nga transferta ukrainase, por për Fernando Santosin, llogaritë skuadra e tij duhet t'i bëjë vetëm me veten. Tekniku i portugezëv­e i druhet fushës së Luksemburg­ut, teksa në konferencë për shtyp deklaroi: "Pasi të stërvitemi do të shohim kushtet e terrenit. Katër vjet më parë fusha nuk ishte e mirë, për më tepër binte shi, pra ishte një fushë e vështirë dhe kundërshta­ri ishte gjithashtu i vështirë. Kjo nuk duhet të shërbejë si justifikim, pasi nëse klimat apo fusha nuk janë optimale, e njëjta gjë do të vlejë edhe për rivalët tanë". Përveç stadiumit, 65-vjeçari duhet t'i bëjë llogaritë edhe më gjendjen e të besuarve të tij. "Kemi pasur 72 orë për të përgatitur këtë sfidë dhe do të verifikoj gjendjen e futbollist­ëve deri pak përpara ndeshjes. Për fat, kam 23 futbollist­ë cilësorë dhe e di që mund të kem besimi te secili prej tyre. Fakti që ndonjëri ka qëndruar në stol nuk është shenjë mosbesimi nga ana ime", tha Santos. Komenti i fundit, i pashmangsh­ëm, ishte në lidhje me gjendjen e Kristiano Ronaldos.

Ylli portugez është në qendër të polemikave lidhur me formën e tij, por tripleta ndaj Lituanisë ishte një "shkelm" për kritikat. "Ronaldo është lideri ynë, ka shënuar dhe do të vijojë ta bëjë. Goli më i bukur për të është gjithmonë ai i radhës", përfundoi Santos.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania