Panorama Sport (Albania)

Bylisi triumfon në miqësore, mund Lushnjën me rezervat

Beji rikthehet pas 3 muajsh dhe shënon

- NDESHJA Erjon Saliu

Bylisi dhe Lushnja kanë zbritur dje pasdite në stadiumin “Adush Muça” dhe kanë zhvilluar një ndeshje miqësore, për të qenë gati për sfidat e radhës në kampionat. Ballshiotë­t luajnë në transfertë me Kukësin dhe Lushnja po jashtë fushës, me Ilirinë e Fushë-Krujës. Trajnerët Dovedan e Gjyla në fillim të ndeshjes hodhën në fushë një formacion miks, me titullarë dhe rezerva.

– Bylisi ka mundur Lushnjën me rezultatin 3-1. Ballshiotë­t kanë dominuar, ndonëse e kanë nisur sfidën me disa mungesa, e madje në fushë janë aktivizuar edhe lojtarë të perspektiv­ës, 18-vjeçari Eljan Mehmetaj, si dhe i riu tjetër ballshiot Aliaj, që e kanë nisur nga minuta e parë. Si titullar e ka nisur miqësoren e djeshme edhe nigeriani Beji Antoni, që rikthehet pas tre muajve në fushat e blerta. Madje, ka qenë nigeriani që ka shënuar një eurogol duke kaluar në avantazh Bylisin që në minutën e shtatë. Ndonëse me shumë lojtarë të stolit, ballshiotë­t kanë bërë diferencën e madje kanë shënuar edhe golin e dytë me Guindon në minutën e 38-të. Me rezultatin 2-0 është mbyllur pjesa e parë, ndërsa sulmuesi kryesor Canka është markuar mjaft mirë nga lojtarët e Bylisit. Në pjesën e

dytë, të dy trajnerët bëjnë ndryshime në formacion. Dovedan hedh në fushë shumë nga titullarët. E natyrisht që ballshiotë­t nuk e vënë për asnjë moment në diskutim suksesin në këtë test, i dyti brenda tri ditëve, pasi të enjten barazuan 0-0 me Luftëtarin në Gjirokastë­r.

Ballshiotë­t shënojnë edhe golin e tretë me Jankun në minutën e 50të, ndërsa Mezini në minutën e 70-të shënon golin e nderit për Lushnjën. Përpos përpjekjev­e të të dyja skuadrave ndeshja miqësore u mbyll me fitoren e Bylisit në shifrat 3-1.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania