Panorama Sport (Albania)

Roshi jashtë, ja si ndryshon Kombëtarja

Hysaj titullar, fieraku ulet në stol. Reja batutë me Lenjanin

- JORGIS MEMO

Shqipëria pritet të bëjë pesë ndryshime për të tentuar mrekullinë ndaj kampionëve të botës. Odise Roshi, një nga lojtarët më të mirë në barazimin ndaj Andorrës, duke dhënë dy asiste për gol, befas përfundon në stol. Ndodhi ajo që kishte paralajmër­uar në numrin e djeshëm "Panorama Sport", teksa skema 3-5-2, që aplikon Reja, e penalizon mesfushori­n fierak. Por cilët janë lojtarët e tjerë që ishin titullarë katër ditë më parë dhe nuk do të jenë sot në fushë? Dilemat nisin me portën, aty pritet të rikthehet mes shtyllave Thomas Strakosha. Megjithatë, në seancat e fundit që ka zhvilluar trajneri kuqezi, të vetmin pozicion që nuk e ka zbuluar plotësisht, është pikërisht porta. Berisha ishte titullar ndaj Andorrës dhe Reja nuk kërkon ta demoralizo­jë duke e ulur në stol pse pësoi dy gola. Por, gjithçka mbetet e hapur dhe do të jetë një vendim i orëve të fundit nga italiani. Sa i përket mbrojtjes me tre lojtarë, gazeta mëson se vendin të sigurt e kanë Gjimshiti dhe Dermaku, ndërsa një mes Veselit dhe Ismajlit lufton për një fanellë. Në seancën

taktike që bëri dje paradite në Durrës, Reja provoi titullar Veselin. Ndërkohë, mesfusha është reparti më i prekur. Përveç Roshit, do të ulen në stol edhe Ramadani, Ndoji, Trashi dhe me shumë mundësi Memushaj. Reja provoi Hysajn në të djathtë dhe Lenjanin në të majtë, ndërsa në qendër rikthehet

dyshja Bare-Gjasula. I vetmi merak i trajnerit është Qose apo Memushaj titullar. Dje u provua korçari, për të cilin do të jetë debutim nëse aktivizohe­t. Gjendja jo e mirë fizike e vlonjatit, që vjen edhe pas angazhimit si titullar ndaj Andorrës, duket se e ka futur në dyshime Rejan, prandaj dhe planet

po i bën me Qosen titullar. Sa i përket dyshes së sulmit do të jetë sërish Manaj dhe Balaj. STËRVITJA E FUNDIT

E shtuna e 16 nëntorit ishte historike për kuqezinjtë, për vetë faktin se shkelën për herë të parë stadiumin e ri "Air Albania", duke zhvilluar stërvitjen zyrtare në prag të ndeshjes me Francën. Në 15 minutat e para të seancës u lejua prania e mediave. Në fillim ekipi nisi të bënte streçing dhe më pas vrapime në gjysmën e fushës. Reja ndiqte me kujdes reagimet e lojtarëve, ndërsa më pas u aplikoi një lojë "hendbolli" në gjysmën e fushës. Lojtarët pasonin topin me dorë, derisa shkonin te porta kundërshta­re, për të provuar të shënonin më pas vetëm me kokë. Këtu pati edhe një moment interesant, kur Lenjani goditi pa dashje trajnerin Reja. Italiani menjëherë iu kthye me shaka, duke i thënë: "Nesër ti nuk luan". Gjithçka u mbyll me humor.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania