Panorama Sport (Albania)

“Basti” i Dedes: Po vjen një brez i artë lojtarësh

"Kjo gjeneratë mund të frymëzojë futbollin shqiptar"

- JORGIS MEMO

Nevil Dede është i bindur se po stër vit një brez të talentuar lojtarësh dhe që beson shumë se do të jenë një burim frymëzimi për futbollin shqiptar. Në një intervistë për "Panorama Sport" në prag të ndeshjeve eliminator­e, trajneri i Kombëtares U-19 foli për objektivin që ka në grupin ku bën pjesë Belgjika, Greqia dhe Islanda.

Nevil, në listën e publikuar janë edhe tre lojtarë që së fundmi ishin pjesë e U-21, si sulmuesit Broja, Bullari dhe mbrojtësi Ndrecka...

Prej një viti kemi punuar bashkë me drejtorinë teknike për të ndjekur shumë lojtarë. Jemi munduar të bëjmë gjithçka të mirë, porse sa do t'ia arrijmë qëllimit, kjo mbetet për t'u parë. Sa i përket Brojës, Bullarit dhe Ndreckës, të tre kanë qenë pjesë e rëndësishm­e e Kombëtares U-21, por janë tashmë me U-19 në sajë të marrëveshj­es që është bërë mes drejtorit teknik, Mustedanag­iç, presidenti­t Duka dhe trajnerëve të kombëtarev­e. Me mbështetje­n e tyre është vendosur që të tre lojtarët të jenë pjesë e U-19 në aktiviteti­n zyrtar, duke qenë se janë edhe vitlindja 2001. Kjo tregon edhe pritshmëri­të që ne kemi. Që do të thotë?

Nuk duhet të fshihemi. Unë jam i bindur dhe e deklaroj hapur që ne shkojmë në Belgjikë për t'u kualifikua­r. Kemi një brez shumë të talentuar,

prandaj dhe kemi pritshmëri të mëdha. Për të qenë i sinqertë, kujtoj se që nga brezi i atyre që kanë lindur në vitet 1975, 1976 dhe 1977, të cilët furnizuan Kombëtaren A me një numër të madh lojtarësh, shpresoj që edhe kësaj radhe kjo vitlindje të jetë një gjeneratë e artë për futbollin shqiptar.

Pse besoni kaq shumë se mund të kualifikoh­eni në një grup me Belgjikën, Greqinë dhe Islandën?

Në bazë të kualitetev­e që kemi në skuadër, besojmë se mund të shkojmë larg. Nisur edhe nga kundërshta­rët që

kemi, pretendojm­ë se jemi një skuadër shumë e fortë. Jemi në vazon e katërt, por në gjykimin tim, Shqipëria është pretendent­e për t'u kualifikua­r më tej. Nga të gjitha grupet në këto eliminator­e, mendoj se ky yni është më i ekuilibrua­ri. Greqia ka bërë mirë në vitet e fundit, ndërsa Belgjika dihet për forcën që ka, pa përjashtua­r këtu Islandën që është në zhvillim. Jemi një skuadër që kemi dëshirë të fitojmë, nuk kemi frikë të humbim. Ky është mentalitet­i dhe filozofia e kësaj skuadre. Do të provojmë të kualifikoh­emi, pavarësish­t emrave që kemi përballë. Kjo gjeneratë realisht mund të frymëzojë futbollin shqiptar.

Ishte ndeshja e fundit miqësore ndaj Polonisë, ku fituat 3-1, sinjali më i mirë që morët nga skuadra për të besuar kaq shumë?

Po, është e vërtetë. Vetë lojtarët para asaj përballjej­e e dinin shumë mirë se Polonia është një nga skuadrat e cila mund të jetë e barabartë me këdo që ne kemi në grup. Ky është sinjali më i mirë dhe më i vërtetë që unë si trajner mora, por edhe vetë lojtarët për kapaciteti­n e tyre. Kjo ka të bëjë me moralin, por edhe të kuptojmë se çfarë jemi në gjendje të bëjmë.

Të bën përshtypje fakti që lojtarë si Ernest Muçi te Tirana apo edhe të tjerë nuk aktivizohe­n në ekipet e Superiores?

Nëse shikon listën e lojtarëve, vetëm dy lojtarë nuk kanë minutazh të plotë, sepse janë pjesë e ekipeve të para. Është pikërisht Ernest Muçi te Tirana dhe Ledio Beqja te Teuta. Ndërsa të gjithë lojtarët e tjerë, për fat të mirë, luajnë kudo ku janë. Janë titullarë dhe të padiskutue­shëm aty ku ndodhen dhe ky është avantazh i madh për ne. Sa i përket Muçit, dua të evidentoj se rritja e tij si lojtar është e madhe. Ka treguar në çdo ndeshje me U-19 se është shumë determinan­t, prandaj edhe jo pa qëllim ai është kapiten i skuadrës.

 ??  ?? Trajneri i Kombëtares U-19 NEVIL DEDE
Trajneri i Kombëtares U-19 NEVIL DEDE

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania